Përmes një postimi në facebook, kryetarja e degës së PVD-së në Preshevë, Ardita Sinani, ka reaguar për diskriminimin e mediave të Preshevës nga Ministria e Kulturës dhe Informimit të Republikës së Serbisë.
Ministria e Kulturës dhe Informimit e Republikës së Serbisë ditë më parë ka publikuar rezultatet e konkursit për financimin dhe bashkëfinancimit të projekteve të mediave në Serbi, me ç’rast nuk ka përzgjedhur asnjë projekt nga mediat e Komunës së Preshevës.
Me këtë rast, Ardita Sinani ka shprehur shqetësimin e saj në lidhje me diskriminimin e vazhdueshëm shtetëror ndaj Komunës së Preshevës.
Në vazhdim po ju sjellim reagimin e plotë të Ardita Sinanit:
Është shqetësues lajmi për mospërkrahjen e asnjë projekti të mediave lokale të Preshevës nga Ministria Kulturës dhe Informimit të R. Serbisë, si dëshmi e diskriminimit të vazhdueshëm shtetëror ndaj kësaj komune.
Në kohën kur pushteti lokal për katër vite rresht, jashtëligjshëm gati të gjitha mjetet e parapara për informim i dhuron për portalin e drejtorit të shtëpisë së shëndetit, duke diskriminuar hapur mediat tjera lokale!
Sikur të mos mjaftonte kjo, për fatin tonë të keq dhe ministria e informimit po ndihmon në shuarjen e çdo mundësie për të patur një informim të saktë, të drejt e të pavarur!
Është e pakuptueshme qetësia dhe mos reagimi i institucioneve lokale përballë këtij diskriminimi, duke i bërë ata në sytë e opinionit publik si bashkëautor të heshtur të këtij diskriminimi shtetror!
Qytetarët e komunës së Preshevës duan dhe kanë të drejt të informohen në gjuhën e tyre amëtare!
Unë i bëj thirrje pushtetit lokal, si instutucion përfaqsues i qytetarëve të komunës së Preshevës, të ngris zërin duke kërkuar dhe reaguar pranë pushtetit qendror, në të kundërtën kjo qetësi dhe mos reagim i tyre do ti bëj ata, me apo pa vetëdije bashkëautor në këtë diskriminim!
Me respekt!
Ardita SINANI