Arbër Pajaziti i quan “profiter politik” nënshkruesit e marrëveshjes së KKSH-së

Kandidati për kryetar të Komunës së Bujanocit, nga koalicioni APN-LB dhe UDSH, Arbër Pajaziti, ka reaguar për herë të parë pas nënshkrimit të marrëveshjes për bashkëqeverisje në Bujanoc mes PVD, PD dhe LPD.


Udhëheqësi i APN-së në Bujanoc, Arbër Pajaziti, njëherit kandidat për kryetar të Bujanocit në zgjedhjet e ardhshme lokale nga koalicioni APN-LB dhe UDSH, ka reaguar në lidhje me marrëveshjen që nënshkruar PVD, PD dhe LPD, ditën e djeshme në zyrat e Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Pajaziti përmes reagimit të tij ka akuzuar nënshkruesit e marrëveshjes për karierat e tyre politike duke i quajtur profitera politik, të shoqëruar me foton nga nënshkrimi i marrëveshjes të mbishkruar me një x të kuq në të gjithë fotografinë.

Në vazhdim ju sjellim reagimin e plotë të Pajazitit: 

Karriget e thyera të profiterëve politik

Ata që i shkelën të gjitha parimet, që nuk zbatuan asnjë marrëveshje, që për më shumë se 20 vjet shkatërruan gjithçka publike në këtë vend, dje paskan bërë hapin e fundit në përmbylljen e karrierave politike.

Në tentativën për ruajtjen e pozitave të veta, ata paskan vulosur fatin e keq që është ka i troket në derë.
Me aktin e djeshëm, më publikisht se kurrë treguan pangopësinë e tyre prej profiterëve politik.
Tek këta fshihet gjithçka, përveç aspektit kombëtar në të cilin thirren.

Janë të njejtit që punësuan të afërmit e tyre të ngushtë, që përvetësun pronat publike, që zhvatën mjete ku i erdhi rasti, janë të korruptuar deri në fyt.

Shumë mirë që u bënë të lexueshëm dhe të kuptueshëm për të gjithë.
– Edhe mua deshët të më futni në moçalin e baltosur a?
– T’jua amnestoj të bëmat e juaja? Jo, jo.
Karriget që doni ti ruani moti u janë thyer.
Më 2 qershor do të shtriheni përtokë.

Ju nuk u bashkuat për popullin, u bashkuat për njëri-tjetrin, për të ruajtur gjendjen e pandryshueshme e të mjerueshme.

Populli ju njef.
Ndoshta nuk është me rëndësi që të jetë për NE saqë të jetë kundër JUSH.
Po vjen dita e ndëshkimit.

Kujtojmë që dje në mbrëmje në hapësirat e KKSH-së, PVD, PD dhe LPD, nënshkruan marrëveshje për bashkëqeverisje në Bujanoc pas zgjedhjeve lokale.


Të gjitha informacionet në lidhje me Zgjedhjet lokale në Luginë mund t’i gjeni duke klikuar në këtë vegëz apo në faqen NË FOKUS nën seksionin ZGJEDHJET LOKALE 2024.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS