Pas denoncimit të bërë nga Partia për Veprim Demokratik për harxhimet marramendëse të udhëheqjes së Preshevës për drekat dhe darkat në një restorant lokal, Alternativa për Ndryshim ka vendosur të e pranoj denoncimin si të vërtetë dhe të kundërpërgjigjet me publikimin e disa faturave nga koha e qeverisjes së Preshevës nga Ardita Sinani.
Me këtë rast përmes një kumtese në llogarinë e APN-së në faqen e tyre në facebook është thënë se harxhimi i rreth 2000 eurove për më pak se tri javë është krejtësisht legjitim pasi që gjatë kësaj kohe janë siguruar mjete nga donatorët e ndryshëm për Komunën e Preshevës. Në kumtesën e APN-së gjithashtu janë bashkuar edhe disa fatura që konsideroheshin si harxhime në dëm të komunës gjatë kohës kur me Preshevën qeveriste Ardita Sinani.