Kryetari i partisë opozitare Alternativa për Ndryshim, Visar Memeti, përmes një postimi në Facebook, ka hedhur akuza ndaj zavëndeskryetarit të Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, duke aluduar se i ka dhënë 8 tender vëllaut të tij.
Në postimin e Memetit thuhet se ky dyshim ka të bëjë me zgjerimin dhe rekonstruimin e rrjetit elektrik në lokacione të ndryshme të Komunës së Preshevës.
Memeti në postim ka lënë të nënkuptohet se këto akuza janë aludime, pasiqë fituese në këta tetë tender është nje kompani nga Vranja, duke e ndërlikuar atë me vëllaun e Mustafës.
“Vlenë të ceket se kompania përfituese është në pronësi të një sërbi nga Vraja, mirëpo në komunën e Preshevës, me këtë kompani operon vëllau i Ragmi Mustafës” thot Memeti në publikimin e tjj në Facebook..
Kryetari i APN-së, Visar Mehmeti, është deklaruar për PreshevaPRESS në lidhje me akuzat ndaj zavëndeskryetarit të Komunës së Preshevës.
Sipas Mehmetit, bëhet fjalë për tetë tenderë të dhënë nga Komuna e Preshevës në mënyrë të përshpejtuar, ku përfitues ka qenë vëllai i nënkryetarit Mustafa.
“Nuk është se sipas meje apo nga hamendja kam pretenduar diçka, por janë fakte që i kam publiku, tabelë e marrë nga Komuna e Preshevës”, tha Mehmeti për PreshevaPRESS.
I pyetur se cilat do të jenë hapat e mëtejshëm, Mehmeti u shpreh se nuk është përgjegjësi e tij të ndërmarrë veprime ligjore.
“Ne nuk jemi organ ndjekës, faktet janë, kështu le të merren organet me këtë çështje” tha Memeti.
Ndërkohë, zavëndeskryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, në një prononcim për PreshevaPRESS, ka mohuar kategorikisht aludimet e Memetit duke i cilësuar ato si “shpifje të kulluara”.
“Asnjëlloj dhe asnjëher. Janë shpifje të kulluara.” ka thënë Mustafa për PreshevaPRESS në lidhje me tenderat në fjalë dhe nëse ka diçka të vërtetë në atë që Memeti ka shkruar në rrjetin Facebook, duke mos dashur të komentojë më gjatë.