NEXHMEDIN ADEMI:SQARIM RRETH IFTARIT PËR NATËN E KADRIT 2017

Alternativa për Ndryshim ka pranuar në heshtje keqpërdorimet e buxhetit të Komunës së Preshevës në dreka dhe darka nga kryetari i tyre Shqiprim Arifi, por si kundërsulm ka akuzuar Ardita Sinanin për të njëjtën gjë gjatë kohës kur kishte udhëhequr me Preshevën.

Pas publikimit të këtyre faturave, i pari që reagoi ishte pronari i njërit prej bizneseve lokale, produksioni “Black in White”, e që sipas tyre shumat e paraqitura në këtë denoncim kishin të bënin me realizimin e një dokumentari në lidhje me refugjatët e lindjes së mesme, projekt ky i përkrahur direkt nga vet Shqiprim Arifi, dokumentar që ishte shfaqur në Preshevë dhe në Beograd.

Pas demantimit nga ana e produksionit “Black in White”, Alternativa për Ndryshim është demantuar edhe nga Këshilli i Bashkësisë Islame në Preshevë për një faturë të publikuar.  Në emër të Këshillit të Bashkësisë Islame në Preshevë ka reaguar imami i xhamisë në fshatin Corroticë, Nexhmedin Ademi. Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook ka thënë se shuma për të cilën APN aludon se Ardita Sinani kishte harxhuar në restorant për dreka dhe darka, është shuma e cila ka mbuluar gjysmën e harxhimeve të iftarit të shtruar nga KBI në Preshevë me rastin e natës së Kadrit gjatë muajit të shenjtë të ramazanit të vitit 2017.

https://www.facebook.com/nexhmedin.ademi/posts/2410700625621035/

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS