Analizë nga DW: Dhuna në Beograd dhe politika ndaj Kosovës

Shpërthime bombash, gur dhe pishtar ndricues. Përleshjet nëpër rrugët e kryeqytetit serb kanë kthyer pas shumë vitesh dhunën që dikur ka qenë e shpesht këtu. Për netë të tëra demonstruesit kanë tentuar të futen në ndërtesën e Parlamentit të Serbisë. Kjo ka bërë që samiti i Parisit dhe bisedimet e mundshme të Brukselit të ngelin nën hijen e përleshjeve.


Presidenti serb, Alleskandar Vucic, një ditë para se të nisej për në Paris, në një adresim për mediat theksoi se protestat janë me ndikim nga disa shërbime të rajonit. Qëllimi:- zbehja e pozitës së Serbisë.

“I rëndësishëm ka qenë vetëm një qëllim: ti bëhet damë Republikës së Serbisë dhe njëkohësisht të rëndoj edhe më shumë udhëtimin e delegacionit të Serbisë në Paris dhe Bruksel që të mos jemi të fuqishëm aq sa do të ishim në këto biseda dhe negociata. Autoritet po hetojnë situatën dhe thonë se dhuna nuk do të tolerohet. Në katër ditë janë arrestuar qindra njerëz dhe lëndime kanë pësuar mbi 130 policë”, ka thënë Vucic.

Vlladimir Rebic, Drejtor i Policisë së Serbisë, është shprehur se nuk është ushtruar dhunë ndaj protestuesve që kanë qenë ulur dhe të qetë.

“Dhunë nuk është ushtruar ndaj demonstruesve të qetë që kanë qëndruar dhe kanë qenë të ulur, por ndaj personave që në periudhën e kaluar kanë sulmuar shërbyesit policorë dhe objektet që policia I mbronë. Ky është një aktivitet që është I panshamangshëm që të parandalohet. Nuk mund ti thoni këtyre njerëzve largohu dhe ata të largohen. Ne u kemi thënë kështu në të shkuarën”, është shprehur ai.

Ndërsa, Dushan Janjic, drejtues i Forumit për Marrëdhënie Ndëretnike, thotë se kjo situatë nuk është naïve dhe pret që incidentet në rrugë të vazhdojnë.

“Është e qartë që ka parti ruse dhe pro ruse dhe organizata që janë pjesë e protestave. Por këtu është edhe një numër I madh qytetarësh që kërkojnë një vend pasi në publik nuk ka hapësirë për tu shprehur. Opinionit, pra të rinjëve u kanë ngelur rrjetet sociale dhe rruga. Të moshuarëve vetëm rruga që tani mbyllet me dhunë dhe parlamenti, I cili ka legjitimitet, por jo legjitimitet pasi nuk do të jetë vend për dialog sepse është faktikisht një partiak”, është shprehur Janjic.

Protestat që nisën për shkak të një paralajmërimi për vendosjen e orës policore pas shtimit të numrit të pacientëve të infektuarve më COVID-19, solli një situatë të re ende pa u formuar qeveria që u zgjodh me 21 qershor. Disa thonë se dhuna e e përdorur nga policia e kthen Serbinë në kohët ë vjetra. Por, një gjë është e sigurt – kjo ka ndryshuar pritshmëritë e shumicës- se presidenti Vucic është i paprekshëm.

Serbia ka patur protesta kundër pushtetit edhe dy vitet e fundit. Por, tani liderët e opozitës nuk janë të mirëpritur. Disa prej tyre janë dëbuar nga sheshi në mënyrë të dhunshme.

Protestat kanë qenë vetëm një ditë të qeta dhe duket se në to dalin persona me orientime të ndryshme politike. Por, ata thonë se i bashkon ideja kundër autokracisë.

Ndërsa një i ri serb, pjesëmarrës në protestë, është shprehur se dëshira e tij është të qëndroj në Serbi dhe të ‘luftoj’ se të ik nga vendi.

“Dëshira për të qëndruar këtu është më e madhe për mua dhe të luftojë se sa të ik nga vendi. Shumica e njerëzve dhe nëna ime jeton në Gjermani. Por, besoj së dicka mund të ndryshoj dhe se të rinjët do të marrin një rrollë në jetën politike në Serbi” tha ai.

Një grua e moshuar u shpreh se asgjë nuk shkon në Serbi dhe se të rinjtë nuk kanë perspektivë.

“Asgjë nuk shkon këtu. Të rinjët nuk kanë punë, nuk ka asnjë perspektivë, ikin jashtë, situata është e keqe, të gjithë janë të korruptuar dhe nëse nuk je anëtarë partie nuk mund të gjesh punë”, u shpreh ajo.

Unë i mbështes ata që që luftojnë kundër virusit dhe orës policore, por dua që fëmijët e mi të rritën në një vend normal u shpreh një grua e re.

“Natyrisht i mbështesë ata që luftojnë kundër virusit dhe orës policore, por unë jam këtu pasi një ditë dua të bëhem nënë dhe dua që fëmijët e mi të rriten në një vend normal e jo si kjo në të cilën ndodhemi”, u shpreh ajo.

Kjo situatë padyshim se ndikon në bisedimet me Kosovën. Kritikat nuk mungojnë as në adresë të Bashkimit Evropian.

E Dushan Janjic, nga Forumi për Marrëdhënie Nndëretnike, ka folur edhe për situatën dhe dialogun Kosovë-Serbi të udhëhequr nga BE, ai ka thënë se Ljajcak nuk e bindë e as ngërzit rreth tij, dhe se ka shumë pak vend për optimizëm.

“Nëse shohim hapat dhe ditët e para të Llajcak, kjo nuk nuk më bind dhe as njerëzit që janë rreth tijë. Ka shumë pak vend për optimizëm, e sidomos për ne që jemi optimist dhe besojmë në një të ardhme Evropiane dhe një Bashkim Evropian më të mirë se ky që është, por edhe një jetë më të mirë në Serbi e Kosovë. Nuk e di së më kë do të dialogoj ai?”, është shprehur Janjic.

Serbia duket se nuk do ta ketë të lehtë nëse dhuna zgjatë, as rrugën për në Bashkimin Evropian, e aq më pak marrëveshjen për Kosovën. /DW – Idro seferi

ARTIKUJT E NGJASHËM

Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

PreshevaPRESS

KFOR: Ishim të informuar për patrullimin e ushtrisë serbe pranë vijës kufitare

PreshevaPRESS

ZV/kryeministri i Malit të Zi: Kosova është krahinë e Serbisë

PreshevaPRESS