Aleksandar Martinovic emërohet kryetar i Trupit koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë

Foto: Tanjug

Qeveria e Serbisë, ka emëruar Aleksandar Martinovi për kryetar të Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.


Martinovic, aktualisht është ministër për Administratë shtetërore dhe vetëqeverisje lokale në Qeverinë e Serbisë.

Ai, është emëruar kryetari i pestë me radhë që nga formimi i Trupit Koordniues në fund të vitit 2000.

Para Martinoviqit, kryetar të trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, kanë qenë, Nebojsha Çoviq, Rasim Lajiq, Milan Markoviq dhe Zoran Stankoviq.

Emërimi i ministrit aktual për Administratë shetërore në pozitën e kryetarit të Trupit Koordinues po pritet që të sjell një qasje më progresive të shtetit serb, karshi problemeve të shumta me të cilat ballafaqohen këto komuna.

Related posts

Gjykata e Strasburgut regjistron padinë kundër Serbisë për pasivizimin e adresave në Luginë

Pajaziti: Përfundojnë punimet për rregullimin e tualeteve në administratën komunale

Presheva vazhdon të kryesojë listën e qyteteve me pagën më të ulët në Serbi