Shoqata Kulturore “Dituria”, në bashkëpunim me Këshillin Kombëtar Shqiptar dhe Ambasadën e Shqipërisë, do të organizojë një tribunë me temë “Nëntori dhe vetëdija kombëtare – mes kujtesës dhe angazhimit qytetar”.
Në këtë aktivitet, i cili do të mbahet të martën në orën 14:00 në sallën e TV Presheva, do të zhvillohet një bisedë e hapur mbi sfidat e pakicave kombëtare në ruajtjen dhe ndërtimin e identitetit.
I ftuar special është shkrimtari, publicisti dhe analisti i njohur nga Shkupi, Kim Mehmeti, i cili së bashku me Nexhmedin Ademin do të diskutojë edhe rreth rolit të nacionalizmit – nga përparësitë e tij deri te rreziku i shndërrimit në mbulesë të dështimeve të aktorëve publikë.
Organizatorët ftojnë qytetarët të marrin pjesë.