Të premten, seanca e gjashtë e Kuvendit Komunal të Bujanocit

Kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Driton Rexhepi, ka thirrur seancën e gjashtë të rregullt të Kuvendit Komunal, e cila do të mbahet më 14 nëntor 2025 (e premte), në sallën e Kuvendit Komunal, me fillim nga ora 10:00.


Në rendin e ditës parashihen disa pika me rëndësi për funksionimin e komunës, përfshirë:

  • Rishikimin e buxhetit të Komunës së Bujanocit për vitin 2025;
  • Shpërndarjen e mjeteve për investime nga buxheti i Trupit Koordinues të Qeverisë së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë;
  • Raportin mbi të ardhurat dhe shpenzimet e realizuara nga 1 janari deri më 30 shtator 2025;
  • Propozime për emërimin e komisioneve dhe këshillave të ndryshëm komunalë;
  • Vendime për taksat administrative dhe kompensimet për hapësira publike për vitin 2026;
  • Si dhe çështje të tjera të rëndësishme për organizimin dhe funksionimin e administratës komunale.

Në fund të seancës është paraparë pika “Të ndryshme”.

Related posts

Nga pasivizimi i adresave te gjuha shqipe, çfarë përfshinë projektligji amerikan për shqiptarët e Luginës

Avni Hafuzi emërohet Nënkryetar Nderi i Ligës Ndërkombëtare të Paqebërësve

Departamenti Amerikan i Shtetit do të trajtojë shkallën e diskriminimit të shqiptarëve në Serbi