Sot nis Panairi i Librit në Prishtinë

Sot në Prishtinë do të nisë edicioni i 23-të i Panairit të Librit.


Ky panair do të qëndrojë i hapur për pesë ditë, deri më 11 qershor, transmeton Klankosova.tv

Hapja zyrtare e panairit do të bëhet në amfiteatrin e Pallatit të Rinisë, sallë e cila sot shërben si hapësirë e Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Në këtë amfiteatër do të organizohen edhe promovime të librave të autorëve të ndryshëm.

Pjesë e edicionit të 23 të Panairit të Librit do të jetë edhe profesori Hysamedin Ahmeti nga Presheva, me nëntë libra shkollor nga lëmia e elektroteknikës.

Related posts

Argjent Memeti nga Presheva bëhet pjesë e serialit “Sultan Schatz”

Përtej Rrëmbimit: Libri që tronditi botën, tani në shqip

Pas Preshevës “Shën Tereza, shqiptarja e gjithë botës” vazhdon në Ulqin