Sot në ora 10:00, në sallën e madhe të Kuvendit Komunal të Preshevës, do të zhvillohet Seanca e VI-të e rregullt e Kuvendit Komunal, e thirrur nga kryetari i Kuvendit në bazë të dispozitave ligjore për vetëqeverisjen lokale, Statutit të Komunës dhe Rregullores së Punës së Kuvendit.
Këshilltarët komunalë pritet të shqyrtojnë dhe miratojnë këto pika:
- Miratimi i ekstraktit të procesverbalit nga Seanca e V-të e Kuvendit, e mbajtur më 20 tetor 2025.
- Rishikimi i tretë i buxhetit të Komunës së Preshevës për vitin 2025 dhe miratimi i Propozim-Vendimit përkatës.
- Shkarkimi dhe emërimi i një anëtari të Këshillit Drejtues të Entit Parashkollor “8 Marsi”.
- Pyetjet e këshilltarëve, sipas procedurës së zakonshme të Kuvendit.
Seanca e sotme pritet të jetë me rëndësi të veçantë për çështjet financiare të komunës dhe për funksionimin e institucionit parashkollor “8 Marsi”, ndërsa pritet të zhvillohet me pjesëmarrjen e të gjithë përfaqësuesve komunalë.