Seanca konstituive e legjislaturës së XI të Parlamentit të Republikës së Kosovës

Janë betuar 11 deputetë të legjislaturës së 11 të Kuvendit të Kosovës, të zgjedhur në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit.


“Unë, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, betohem se me nder e me përkushtim do ta kryej detyrën time dhe do ta përfaqësoj me dinjitet popullin, do të punoj në interes të Kosovës dhe të gjithë shtetasve të saj, do të angazhohem për mbrojtjen dhe për respektimin e kushtetutshmërisë dhe të ligjshmërisë, për mbrojtjen e sovranitetit, tërësisë territoriale dhe të integritetit institucional të Kosovës, për garantimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, në përputhje me ligjet e vendit. Betohem!”, shkruan në tekstin e Betimit.

Deputetët në fund e nënshkruan betimin.

Pas betimit të deputetëve do të procedohet me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe pesë nënkryetarëve.

The liveblog has ended.
No liveblog updates yet.

    Related posts

    Projektligji në Kongresin Amerikan: Demokracia dhe zgjedhjet e lira, kusht për vazhdimin e dialogut me Serbinë

    Ulet çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut

    A ju takojnë 6000 dinarë të ndihmës shtetërore? Ja kushtet dhe mënyra e aplikimit