Reshjet e borës do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti gjatë dy ditëve të ardhshme në vendin tonë do të jetë i vranët dhe me reshje shiu dhe bore.


Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius.

Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 6-22 m/s, ndërsa në disa pjesë të Dukagjinit, shpejtësia e erës do të jetë më e madhe.

Related posts

Publikohen çmimet e reja të karburanteve për javën e ardhshme

Sot shënohet Dita Botërore e Radios

Parashikimi i motit për javën e parë të shkurtit