Publikohen çmimet e reja të karburanteve për javën e ardhshme

Janë publikuar çmimet e reja të karburanteve, të cilat do të vlejnë deri të premten, më 20 shkurt.


Çmimi maksimal i një litri eurodizel, nga sot në orën 15:00 deri të premten, 20 shkurt në të njëjtën orë, do të jetë 196 dinarë për litër, ndërsa çmimi i benzinës evropremium BMB 95 do të jetë 177 dinarë për litër.

Javën e kaluar, çmimi i eurodizelit ishte 196 dinarë për litër, ndërsa i benzinës 177 dinarë për litër. Kjo do të thotë se çmimet e dizelit dhe benzinës kanë mbetur të pandryshuara.

Kujtojmë se Qeveria e Serbisë më 24 janar ka zgjatur Urdhëresën për kufizimin e çmimeve të derivateve të naftës, e cila do të jetë në fuqi edhe për 60 ditë të tjera.

Në këtë urdhëresë thuhet se çmimi maksimal me pakicë, me tatimin mbi vlerën e shtuar, përcaktohet për eurodizelin dhe benzinën BMB 95 në bazë të çmimit mesatar me shumicë të këtyre derivateve në territorin e Serbisë, të rritur për 20 dinarë për litër./Danas.rs

Related posts

Agjërimi gjatë Ramazanit, udhëzime nga ekspertët shëndetësor për iftarin, syfyrin dhe personat me sëmundje kronike

Temperaturat e javës së ardhshme parashihen të jenë pranverore.

Sot shënohet Dita Botërore e Radios