Sipas të dhënave të paraquitura në KQZ, deri në orën 08:00 janë numëruar 1527 kuti nga 5225 në total dhe Partia Socialiste kryeson bindshëm me 52.85% të votave të grumbulluara.
Ndërkohë kreu i PS Edi Rama ka reaguar me një postim në rrjetet sociale, teksa ka publikuar një foto në orët e para të kësaj të marte nga ambientet e jashtme të selisë rozë.
“Çfarë agimi ky sot”, shkruan Rama, ndërsa e shoqëron dhe me një imazh të dorës dhe numrit 5, numër i cili ishte ai që përfaqësonte këtë forcë politike në fletën e votimit të 11 Majit.