Preshevari Ajan Hajrullahu i siguron Kosovës çmimin e tretë në Kupën Evropiane të Matematikës

Kosova ka fituar çmimin e tretë në Kupën e 14-të Evropiane të Matematikës (EMC), e cila këtë vit u mbajt në mbi 40 shtete të botës.


Sipas njoftimit të Shoqatës së Matematikanëve të Kosovës, fitues i çmimit të tretë është nxënësi Ajan Hajrullahu.

Shoqata e Matematikanëve të Kosovës ka uruar dhe përgëzuar Ekipin e Kosovës për suksesin e arritur dhe përfaqësimin e denjë të shtetit në këtë garë prestigjioze ndërkombëtare.

Ajan Hajrullahu është një nga talentët më të spikatur të gjeneratës së re nga Presheva në fushën e matematikës dhe shkencave natyrore, i cili prej disa vitesh ka arritur rezultate të larta në matematikë dhe lëndë të tjera shkencore.

 

Related posts

Seanca konstituive e legjislaturës së XI të Parlamentit të Republikës së Kosovës

Hapja e konsullatë serbe në Shkodër / Reagon Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Ferit Hoxha

Kongresmenët amerikanë takohen me sekretaren e ministrisë në Beograd, anulohet takimi me Ana Brnabić