Presheva në fokus të Shqipërisë: Sabedini takohet me Ambasadorin Canaj për projekte zhvillimore

Kryetari i Kuvendit Komunal të Preshevës, Agim Sabedini, ka zhvilluar sot një takim me Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Serbi, Bardhyl Canaj.


Në takim ka marrë pjesë edhe drejtori i urbanizmit të komunës, ndërsa bisedimet janë fokusuar në çështje me interes të përbashkët që lidhen me zhvillimin e Preshevës dhe të gjithë Luginës.

“Së bashku me drejtorin e urbanizmit, zhvilluam një takim miqësor e vëllazëror me Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Serbi, Sh. T. z. Bardhyl Canaj,” ka bërë të ditur Sabedini në një postim në rrjetin social Facebook.

Ai ka shprehur mirënjohjen për angazhimin e ambasadorit në mbështetje të komunitetit shqiptar në Luginë.

“Shpreha mirënjohjen time për angazhimin dhe përkushtimin e vazhdueshëm të Ambasadorit Canaj ndaj rajonit tonë dhe shqiptarëve të Luginës,” ka theksuar Sabedini.

Në fund të takimit, të dyja palët u pajtuan për të vazhduar bashkëpunimin institucional në funksion të zhvillimit dhe forcimit të lidhjeve vëllazërore ndërmjet Preshevës dhe institucioneve të Republikës së Shqipërisë.

Related posts

Me gati dy muaj vonesë, PVD shënon 36-vjetorin dhe nis takimet në prag të zgjedhjeve parlamentare

Mandate pa pushtet:  Sfida e shqiptarëve të Luginës në Parlamentin e Serbisë

Dega e PVD-së në Preshevë mbledh të gjitha organet, diskutohen përgatitjet për zgjedhje