Përpjekja e Kurtit në ditët e fundit para skadimit të afatit për konstituimin e Kuvendit të Preshevës

Foto nga arkivi

Pak ditë para se të skadojnë afatet ligjore për konstituimin e Kuvendit në Komunën e Preshevës, Kurti takohet përseri me liderin e PDSH-së, Ragmi Mustafa.


Kryministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vazhduar edhe sot të insistojë në arritjen e një marrëveshje koalicioni në Preshevë midis PVD-së dhe PDSH-së, shkruan FOLonline.

Për këtë qëllim, kryeministri ka takuar sot kryetarin e PDSH, Ragmi Mustafa, njoftojnë burimet e FOLonline nga Prishtina.

Sipas të njejtave burime, nga takimi nuk ka ndonjë rezultat konkret edhepse çështja mbetet e hapur.

Në ndërkohë, mediumi FOLonline nga Bujanoci merr vesh se çështja e koalicionit në Preshevë do të zgjidhet deri ditën e shtunë.

Poashtu bëhet e ditur se mund të rifillojnë bisedimet në kampet tjera politike për të parandaluar shkuarjen në zgjedhje të reja.

Related posts

Gjykata e Strasburgut regjistron padinë kundër Serbisë për pasivizimin e adresave në Luginë

Pajaziti: Përfundojnë punimet për rregullimin e tualeteve në administratën komunale

Presheva vazhdon të kryesojë listën e qyteteve me pagën më të ulët në Serbi