Kryetari i KKSH-së takon Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Nevzad Lutfiu, po qëndron në Shqipëri si i ftuar për të diskutuar në panelin me temën “Hapësira shqiptare në gjeopolitikën e rajonit”.

Lutfiu përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se gjatë diskutimit ka kërkuar nga diplomatët shqiptarë që ta kenë në agjendën e tyre çështjen e shqiptarëve të Luginës, sepse sot shqiptarët e Luginës janë ndërgjegja e kombit shqiptar.

Pas pjesëmarrjes në këtë panel diskutim, Lutfiu ma takuar Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.

“Sot takova presidentin e Shqipërisë, z.Bajram Begaj.Mbështetja e Shqipërisë është esenciale, ne jemi në fokusin e shtetit shqiptar.” ka shkruar në facebook Lutfiu.

Related posts

Instituti Demokratik Mozaik promovon Qendrën e Burimeve

Itinerari i kortezhit funeral per Dr.Aurita Arifi

Ftohet seanca e parë e Kuvendit të Komunës së Preshevës për vitin 2025