Të dhënat hidrometerologjike për Luginën bëjnë të ditur se java e ardhshme parashihet të jetë kryesisht e vranët, me pak rreze dielli dhe herë pas here me riga shiu.
Sipas të dhënave, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-11 gradë Celsius.
Po ashtu, thuhet se do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-6m/s.
Moti i plotë për pesë ditë:
E hënë
- Moti i vranët dhe me intervale me diell.
- Temperaturat minimale: -3 deri -1°C.
- Temperaturat maksimale: 5-9°C.
- Era: Kryesisht nga jugperendimi me shpejtësi 1-4m/s.
E martë
- Mot kryesisht i vranët.
- Temperaturat minimale: -1 deri 0C.
- Temperaturat maksimale: 6-9°.
- Era: nga jugperendimi, me shpejtësi 1-5m/s.
E mërkurë
- Moti kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu.
- Temperaturat minimale: 1-3 °C.
- Temperaturat maksimale: 6-9°C.
- Era: kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-6m/s.
E enjte
- Mot kryesisht i vranët dhe herë pas here me riga shiu.
- Temperaturat minimale: 1 deri 3°C.
- Temperaturat maksimale: 7-10°C.
- Era: nga jugperendimit, 1-5 m/s.
E premte
- Mot kryesisht i vranët dhe herë pas here me riga shiu.
- Temperaturat mnimale: 1-4 °C.
- Temperaturat maksimale: 8-11°C.
- Era: e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperendimit.