Festivali i Stand Up Comedy “Lugina Fest” në Preshevë dhe Bujanoc

Sonte, me fillim nga ora 19:30, në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashnica” dhe në Teatrin e Qytetit në Preshevë, nis festivali i Stand Up Comedy “Lugina Fest”.


Festivali do të zhvillohet për dy netë me radhë, më 9 dhe 10 maj, në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë dhe në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc. Në këtë festival do të interpretojnë aktorë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, si dhe nga Lugina e Preshevës.

Ky aktivitet organizohet nën patronatin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, me mbështetjen e Ambasadës së Shqipërisë në Serbi.

Aktorët pjesëmarrës janë: Valina Muçolli, Gent Hazizi, Muzafer Etemi, Kushtrim Qerimi, Ernest Zymberi, Hasim Memishi – Sopi, Lulzim Bucolli dhe Artan Ibishi, derisa moderator i festivalit do të jetë Fehmi Ferati nga Mitrovica.

Related posts

Për herë të parë në Preshevë është organizuar panairi i librit “Presheva Flet”

Përkundër mungesës së financave, SHKA “Presheva” me zemër mban gjallë krenarinë e Preshevës

Bibloteka “Mehmet Jusufi” në Preshevë do të organizoj “Panairin e Librit Shqip”

/