Aksioni për dhurim të gjakut organizohet nga Kryqi i Kuq në Bujanoc

Kryqi i Kuq në Bujanoc, në bashkëpunim me Institutin e Transfuzionit të Gjakut nga Nishi dhe Fakultetin Ekonomik të Suboticës – paralelja në Bujanoc, do të organizojë një aksion të dhurimit vullnetar të gjakut më 20 nëntor 2025.


Aksioni do të zhvillohet në hapësirat e Fakultetit Ekonomik në Bujanoc, nga ora 10:00 deri në 14:00.

Organizatorët theksojnë se dhurimi vullnetar i gjakut mbetet një aktivitet i rëndësishëm për të ndihmuar qytetarët të cilëve u nevojitet gjak për trajtim mjekësor, si dhe për të përkrahur sistemin e kujdesit shëndetësor.

Ata rikujtojnë se grumbullimi i gjakut zhvillohet sipas një plani të rregullt, pasi gjaku dhe komponentët e tij kërkohen vazhdimisht për pacientët.

Nga Kryqi i Kuq shprehen se shpresojnë që edhe kësaj here aktiviteti të realizohet me sukses./LuginaLajm

Related posts

Nga pasivizimi i adresave te gjuha shqipe, çfarë përfshinë projektligji amerikan për shqiptarët e Luginës

Avni Hafuzi emërohet Nënkryetar Nderi i Ligës Ndërkombëtare të Paqebërësve

Departamenti Amerikan i Shtetit do të trajtojë shkallën e diskriminimit të shqiptarëve në Serbi