Alternativa për Ndryshim ka kandiduar kryetarin Shqiprim Arifi për bartës të listës në zgjedhjet parlamentare

Në vazhdën e aktiviteteve të lidhura me zgjedhjet parlamentare në Serbi, Alternativa për Ndryshim ka mbajtur mbledhjen e kryesisë së partisë.


Ditën e ejte, më 3 mars 2022, kryesia e Alternativës për Ndryshim, ka mbajtur mbledhjen e radhës, në të cilën ka diskutuar rreth kandidatëve të mundshëm për deputet në listën për zgjedhjet parlamentare “Alternativa Demokratike Shqiptare.

Sipas njoftimit të publikuar në facebook, kryesia e Alternativës për Ndryshim ka pranuar tre emra për kandidat për deputet, e që PreshevaPRESS ka kuptuar se emrat në fjalë janë Shqiprim Arifi, Gazmend Selmani dhe Mimoza Saqipi.

Përmes njoftimit kuptohet se kryesia e APN-së në mënyrë unanime ka votuar për Shqiprim Arifin, kryetarin e APN-së, duke e kandiduar edhe për bartës të kësaj liste.

Pas Arifit, në listën e ADSH-së do pritet që në radhë për deputet të kandidohet Sami Salihu, kryetari i grupit qytetar Lëvizja për Reforma në Preshevë.

Në vazhdim ju sjellim njoftimin e plotë të partisë Alternativa për Ndryshim të publikuar në rrjetin social facebook:

Në prag të Zgjedhjeve Parlamentare, kryesia e ALTERNATIVËS për Ndryshim në mbledhjen e 3 Marsit 2022 për përzgjedhjen e kandidatit potencial për deputet, ka pranuar tre emra për kandidat.

Pas një procesi demokratik intern dhe një procesi zgjedhor parimor, ALTERNATIVA për Ndryshim, në mbrojtje të kauzës së përbashkët që çështja e shqiptarëve të mos mbetet një diskutim lokal por të ketë zë edhe në Parlament;

Kryesia e Përgjithshme Unanimisht ka pranuar kandidaturën e SHQIPRIM ARIFIT për deputet, duke konsideruar dhe besuar se kryetari i ALTERNATIVËS për Ndryshim mbanë shkallën më të lartë të ushtrimit të përgjegjësisë publike.

ALTERNATIVA gjendet mirënjohëse përpara çdo anëtari dhe veprimtari politik, të angazhuar për të kontribuar në sigurimin e integritetit në procesin zgjedhor, që forcojnë besimin dhe inkurajojnë pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhje. Falënderime edhe për kandidatët tjerë, për një proces demokratik dhe transparent.

03 Mars 2022
Shërbimi për Informim
Alternativa për Ndryshim

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS