ALIU: SHPRESOJMË NË NDIHMAT E KOSOVËS PAS TELEFONATAVE TË REALIZUARA DITË MË PARË

Në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë” në Radio Televizionin e Kosovës, sot përmes një lidhje të drejtëpërdrejtë ka qenë zavendëskryetari i Komunës së Preshevës, Armend Aliu. 


Zavendëskryetari i Komunës së Preshevës gjatë lidhjes së tij të drejtpërdrejtë tha se kësaj here si rrallë herë nga Presheva sjell lajme pozitive, pasi që Presheva shpesh herë sjell lajme negativr, të krizave politike e të ngjashme. 

Armend Aliu, gjendjen e Preshevës me asnjë të infektuar me covid19 e paraqiti si rezultat të masave të ndërmarra nga Komuna e Preshevës, katër ditë para çdo vendi në Serbi, ku përmendi marrjen e vendimit për mbylljen e kafiterive dhe bizneseve të fushës së gastronomisë.

Përveç tjerash, Aliu gjeti kohën të ankohet rreth mosofrimit të ndihmave dhe mungesës së përkrahjes sikursr nga Serbia, poashtu edhe nga Kosova dhe Shqipëria.

“Së fundmi nuk është problemi sikurse më herët që nuk kanë ditur të parashtrojnë kërkesa për të kërkuar atë, ky pushtet tani është i vetëdijshëm për pozitën që ka Presheva, e që nuk mundet të funksionojë pa përkrahjen e Serbisë, e poashtu edhe Kosovës dhe Shqipërisë” tha Aliu në lidhjen e drejtpërdrejtë në emisionin e mëngjesit në Radio Televizionin e Kosovës.

Krejt në fund, zavendëskryetari i Preshevës tha se mbetet me shpresë se Kosova së shpejti do të dërgojë ndihma për Preshevën, pas disa telefonatave të bëra së fundmi nga institucionet e Kosovës, duke përsëritur kërkesën për krijimin e “fondit të solidaritetit” nga ana e Kosovës dhe Shqipërisë, kërkesë e cila është ripërsëritur në çdo apraqitje publike të pushtetit lokal të Preshevës në Kosovë dhe Shqipëri.

Intervistën e plotë mund ta ndiqni në linkun më poshtë:

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS