ALIU KRITIKON DEPUTETËT / ËSHTË DASHUR TË KËRKOHET HAPJA E KUFIRIT NË MIRATOC DHE KTHIMI I GJYKATËS

Nënkryetari i Alternativës për Ndryshim dhe Zavendës Kryetari i Komunës së Preshevës, Armend Aliu ka folur me tone kritike për kërkesat e Koalicionit të shqiptarëve ndaj Presidentit Vuçiq duke theksuar se në vend të disa posteve është dashur të insistohet në hapjen e kufirit Miratoc-Llojan e rikthimin e Gjykatës në Preshevë.


Aliu ka theksuar se uniteti i shqiptarëve të Luginës së Preshevës nuk është i rëndësishëm vetëm në nivel qendror, dhe pëson dëm të madh nëse në Bujanoc shqiptarët dështojnë për ta kriju 21-shin shqiptarë, andaj apeloj tek faktori politik shqiptarë në Bujanoc që të mos dorëzohen para egove politiko – partiake.

Postimi i plotë i Armend Aliut

Për koincidencë, sot dy vite më parë u mblodhën këshilltarët shqiptarë të tre kuvendeve komunale (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë). Dy vite nuk janë kohë e gjatë, është vështirë që deklarata e nxjerr nga ky kuvend të harrohet, sidomos tani që ky dokument është në dispozicion në platformat e rrjeteve sociale.
Dy vite pas, në të njejtën datë, me letrën e adresuar drejtë presidentit të Sërbisë, nuk vërehet as edhe një pikë e vetme e kësaj deklarate.
Që nëse supozohet se kemi vendosur që edhe njëherë të shkelim mbi deklaratat, marëveshjet, dokumentët dhe të fillojmë rishtazi, atëherë dakord, së paku marëveshjet e parealizuara të vitit 2001, 2009 dhe plani shtatë pikësh u përmendën si përkujtues por u anashkalua kërkesa për reciprocitet si dhe për pjesëmarrje në dialogun Kosovë – Sërbi.
Nëse pritet që “Sërbia e Re” që është përmendur në letër dhe që po proklamohet nga Aleksandër Vuçiq, do ti merr seriozisht kërkesat e tona, atëherë mirë që kemi qasje moderne, kah e ardhmja. Por, përveç pikave të pozitave dhe posteve të ndryshme për të cilat mund të zotohet Sërbia e Re, duhet të marim zotime edhe për:
– përdorimin e lirë të simboleve kombëtare
– hapjen e vendkalimit kufitar Miratoc – Llojan
– Rikthimin e prokurorisë dhe gjykatës në Preshevë.

Shpresoj që këto pika të rëndësishme të jenë disktuar së paku sot në takim.

Uniteti i shqiptarëve të Luginës së Preshevës nuk është i rëndësishëm vetëm në nivel qendror, dhe pëson dëm të madh nëse në Bujanoc shqiptarët dështojnë për ta kriju 21-shin shqiptarë, andaj apeloj tek faktori politik shqiptarë në Bujanoc që të mos dorëzohen para egove politiko – partiake

ARTIKUJT E NGJASHËM

OKB e shqetësuar për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë / Çfarë thuhet në këtë raport

PreshevaPRESS

Presheva dhe Bujanoci pa energji elektrike të dielën

PreshevaPRESS

Edhe pas më shumë se 24 orë nga grabitja në Tërnoc pa gjurmë të autorëve

PreshevaPRESS