Aktorja e Teatrit të Preshevës: Duhet reaguar zëshëm kundër atyre që nuk dinë dhe nuk duan të zhvillojnë Preshevën

Ende pa u konsuliduar mirë pushteti i ri i Komunës së Preshevës, kanë filluar reagimet në kundërshtim të udhëheqjes së institucioneve publike në Preshevë.


Egzona Salihu, që njihet në publik si aktore e Teatrit të Qytetit të Preshevës, përmes një postimi në profilin e saj në facebook ka njoftuar se edhe pas katër viteve që nga punësimi i saj në kuadër të Shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë, nuk e ka të zgjidhur vendin e punës.

“Derisa unë punoj si aktore e në Teatrin e Preshevës për katër vite dhe paguhem si ndriçuese, ushtruesi i detyrës së drejtorit nuk merret me zgjidhjen e statusit tim të punësimit, por përmes veprimeve të veta provon të më ndalojë angazhimin në projekte tjeta jasht Preshevës.” ka shkruar ajo mes tjerash.

Shkak i reagimit të aktores Salihu duket se është shqyrtimi i dënimit prej 20% në të ardhurat mujore për muajin qershor, si pasojë e mungesës në punë, për shkak të angazhimit të sajë në një shfaqe në Kumanovë. 

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë, Kujtim Sadriu, ka vendosur që të shqiptojë masë sanksioni kundrejt aktores, pasi që sipas tij, ajo ka munguar në punë me datë 13 dhe 14 qershor të këtij viti. 

Mirë po, Egzona Salihu, përmes reagimit në rrjetin facebook, thot se jo vetëm ka qenë i njoftuar drejtori, por edhe i ftuar në premierën e dramës për arsye të cilës ajo ka munguar në punë.

“Siç e dini edhe ju, unë si aktore angazhohem në shumë projekte të ndryshme jasht Preshevës, andaj për datat 13 dhe 14.06, U.D.Dejtori jo vetëm që ka qenë i njoftuar por edhe i ftuar në shfaqejen e parë të dramës “Fishkëllima në errësirë” në sallën e Shtëpisë së Kulturës në Kumanovë. Detajet: https://fb.watch/dNfiO5-1Oo/” shpjegon Salihu në reagimin e sajë.

Duke falemnderuar publikun për përkrahjen e deritanishme, Salihu ka njoftuar se ka vendosur që nga sot nuk do të angazhohet si aktore në Teatrin e Qytetit të Preshevës e as në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë derisa të i zgjidhet statusi i punësimit në këto institucione, e deri atëherë do të ushtrojë detyrën e ndriçueses, siç edhe i shkruan në kontratë.

Në vazhdim po ju sjellim reagimin eplotë të aktores Egzona Salihu të publikuar në llogarinë personale në facebook:

I dashur publiku më i mirë në botë për mua,

Gjatë ditës së djeshme u njoftova se U.D.Drejtori ka marrë vendim të më dënojë duke më zvogluar rrogën e muajit qershor për 20%, me arsyen kinse un si “Driçuese” kam munguar në punë me datat 13 dhe 14.06 pa justifikim.

Siç e dini edhe ju, unë si aktore angazhohem në shumë projekte të ndryshme jasht Preshevës, andaj për datat 13 dhe 14.06, U.D.Dejtori jo vetëm që ka qenë i njoftuar por edhe i ftuar në shfaqejen e parë të dramës “Fishkëllima në errësirë” në sallën e Shtëpisë së Kulturës në Kumanovë. Detajet: https://fb.watch/dNfiO5-1Oo/

Derisa unë punoj si aktore e vetme në Teatrin e Preshevës për katër vite dhe paguhem si “Driçuese”, U.D.Drejtori nuk merret me zgjidhjen e statusit tim të punësimit, por përmes veprimeve të veta provon të më ndalojë angazhimin në projekte tjeta jasht Preshevës.

Andaj, me shumë keqardhje dua të ju njoftoj se unë, Egzona Salihu, nga sot e tutje nuk do të ngjitem në skenën e Teatrit të Preshevës derisa Kujtim Sadriu të udhëheqë me këtë institucion. Njëkohësisht ju kërkoj falje publik i dashur dhe më i miri në botë për mua, por unë kam vendosur që të vazhdoj të bëj vetëm punën e “Driçueses” për çka edhe paguhem.

E di që nuk kam vetëm unë këto probleme, ka shumë nga ju me probleme të ngjashme, por unë mendoj se koha për të HESHTUR ka mbaruar, dhe duhet reaguar ZËSHËM kundër atyre që nuk DINË dhe DUAN që ky vend të zhvillohet e duket si të gjitha vendet normale në botë.

Ju falemnderit shumë për përkrahjen e deritanishme, ju jam mirënjohëse për gjithë jetën!

ARTIKUJT E NGJASHËM

Egzona Salihu fiton betejën gjyqësore kundër Shtëpisë së Kulturës, rikthehet në Teatër

PreshevaPRESS

Teatri i Preshevës ka filluar provat për shfaqjen më të re, “Një dorëzim në Spokan”

PreshevaPRESS

Oxford shpallet sërish universiteti më i mirë, institucionet evropiane në rënie

PreshevaPRESS