Agjencitë e inteligjencës po garojnë mes vete se kush do të arrijë i pari deri te regjistrat mjekësor të kancelares gjermane Angela Merkel (64), për të zbuluar se çfarë po ndodh me shëndetin e saj.
Edhe pse Merkel pretendon se është e mirë dhe se nuk ka probleme shëndetësore, alarmi për shëndetin e saj u ngrit, pasi në publik qarkulluan pamjet ku Merkel shihet duke u dridhur, transmeton Reporteri.net.
Megjithatë, gazeta gjermane Bild shkruan se kjo histori nuk pi ujë në qarqet diplomatike të botës, kështu që shërbimet sekrete të huaja tashmë janë vënë në aksion për të siguruar kartelën shëndetësore të kancelares gjermane.
Pra, aktualisht spiunë rreth botës janë garë për të zbuluar sëmundjen e Merkelit. Megjithatë, sipas të përditshmes gjermane, gjendja shëndetësore e Merkel është nën çelësin e një institucioni ushtarak të siguruar mirë.
“Meqenëse gjendja shëndetësore e politikanëve në Gjermani konsiderohet si një informacion privat, është një sekret i mirëmbajtur, prandaj agjencitë e spiunazhit në botë po përpiqen të sigurojnë kartelën shëndetësore të Angela Merkel në të gjitha mënyrat e saj”, shkruan Bild.