Aksident i rëndë në Bujanoc, një fëmijë i lënduar rëndë

Foto ilustruese

Një aksident i rëndë trafiku ndodhi pasditen e së dielës, më 30 mars, në aksin lokal Levosoje – Samolicë në komunën e Bujanocit, ku u përplasën një veturë BMW dhe një Peugeot.


Sipas informacioneve nga policia, si pasojë e aksidentit, një fëmijë ka pësuar lëndime të rënda, ndërsa dy persona të tjerë kanë marrë lëndime të lehta.

Fëmija fillimisht u trajtua në Qendrën Shëndetësore në Vranjë, ndërsa më pas u transferua në Qendrën Klinike Universitare të Nishit për trajtim të specializuar.

Ndërkohë, policia njoftoi se përplasja ndodhi kur të dy automjetet po lëviznin në kahe të kundërta. Përveç fëmijës së plagosur, të lënduar mbetën edhe shoferi i BMW-së dhe një pasagjer nga Peugeot.

Hetimet mbi shkaqet e aksidentit janë duke vazhduar, ndërsa autoritetet kompetente kanë kryer ekspertizën në vendngjarje me urdhër të prokurorisë.

ARTIKUJT E NGJASHËM

OKB e shqetësuar për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë / Çfarë thuhet në këtë raport

PreshevaPRESS

Presheva dhe Bujanoci pa energji elektrike të dielën

PreshevaPRESS

Edhe pas më shumë se 24 orë nga grabitja në Tërnoc pa gjurmë të autorëve

PreshevaPRESS