Ahmeti: Serbia po e rëndon përditë jetën e shqiptarëve në Luginë

Këshilltari për çështje të pakicave kombëtare pranë Presidencës së Kosovës, Zijush Ahmeti, është deklaruar për portalin PreshevaPRESS në lidhje me aktualitetin e javës në Luginë, e që ka të bëjë me mos pranimin e shqiptarëve në konkursin nga Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë për pranimin e policëve të rinj në tri komunat me popullatë shqiptare.


Ahmeti në përgjigjen e tij ka thënë se kjo po e thellon edhe më shumë diskriminimin e shqiptarëve duke ia pamundësuar përfshirjen e tyre në polici.

“Njëkohësisht e thellon diskriminimin e vazhdueshëm të shqiptarëve në përgjithësi në këto tri komuna, duke e pamundësuar përfshierjen apo inkuadrimin e tyre në policinë në këtë rast, si dhe në institucionet tjera në raste të tjera”, ka thënë ai ekskluzivisht për portalin PreshevaPRESS.

Ahmeti më tej shtoi se shteti dhe institucionet e Serbisë po ju shkakton vështirësi në jetën e përditshme.

“Pra, jo që nuk po i trajton shqiptarët në mënyrë të barabartë me qytetarët e tjerë, por po ju shkakton vështirësi nga më të ndryshmet dhe më të mëdha në shumë aspekte në jetën e përditshmërinë e tyre”, ka thënë më tej Ahmeti në një deklarim ekskluziv për portalin PreshevaPRESS.

Këshilltari i Presidentës për çështje të pakicave në kuadër të Presidentes së Republikës së Kosovës nuk ka komentuar nëse këto çështje do të diskutohen me institucionet ndërkombëtare si çështje në kuadër të temave për bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Nuraj për Berishën: Nuk po punon për shqiptarët, është duke punuar për serbët

Lirigzona Nuredini

Nuraj: “Çdo ditë jemi në gropë të madhe, çdo ditë pres të arrestojnë shqiptarët e vërtet”

Lirigzona Nuredini

KKSh publikon listën e përfituesve nga Thirrja për mbështetje financiare për nxënësit pa asnjë prind ose vetëm me njërin prind

Lirigzona Nuredini