A u rrahën deputetët e LDK-së me ata të LVV-së në Kuvend?

Një incident ka ndodhur pas mbledhjes së Komisionit për Punë të Jashtme, raporton Gazeta Express.


Disa burime kanë bërë të ditur se pas kësaj mbledhjeje, deputeti i LVV-së, Gazmend Gjyshinca, është përfshirë në një përplasje me deputetët e LDK-së Arben Gashi dhe Kujtim Shala.

Paraprakisht Shala dhe Gjyshinca kishin pasur edhe një përplasje në Komision.

“Dua të lidhem shkurt me profesorin akademikun e nderuar Kujtim Shalën që është edhe deputet. Z. Shala ju jeni profesor edhe e dini rëndësinë e parimit. Pse jemi kaq keq është për shkak të mungesës së parimeve, rri aty…”, kishte thënë Gjyshinca në komision.

“Ti po më kallëzon a”, i është përgjigjur Shala.

Vetëvendosja për të folur lidhur me këtë temë ka thirrur një konferencë të jashtëzakonshme për media.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Rritje e infeksioneve virale në të gjithë Serbinë, a po përsëritet sezoni i Covid19

PreshevaPRESS

Në Hajvali zbulohen mbetje mortore, dyshohet se i përkasin tre të zhdukurve nga lufta

PreshevaPRESS

Vuçiç paralajmëroi se vaksina kundër kancerit mund të jetë e disponueshme në Serbi deri në fund të vitit të ardhshëm

PreshevaPRESS