PreshevaPRESS

PAS 3 VITEVE RIKTHEHET TURNEU “STREET BALL PRESHEVA”

PAS 3 VITEVE RIKTHEHET TURNEU "STREET BALL PRESHEVA"

Qendra Sportive “Presheva” në Preshevë ka filluar përgatitjet për organizimin e turneut “Street Ball Presheva”.


Qendra Sportive në Preshevë ka lajmëruar se më datë 10 shtator, do të organizohet turneu “Street Ball Presheva”.

Të gjithë të interesuarit ekipet e tyre munden të i paraqesin gjysmë ore para fillimit të turneut, saktësisht më së voni më 10.09.2021 në ora 15:30, moment kur edhe mbyllet afati për pjesmarrje.

Ekipet pjesëmarrëse duhet të numërojnë 4 lojtarë (tre plus një rezervë)  derisa sistemi i garimit pritet të zhvillohet sipas sistemit të eleminimit. Ky aktivitet financohet nga mjetet e Qendrës Sportive të Preshevës, dhe në fund do të shpërblehen tri vendet e para.

PAS 3 VITEVE RIKTHEHET TURNEU "STREET BALL PRESHEVA"Sipas Besim Nasufit, udhëheqës i Qendrës Sportive në Preshevë, nga momenti i njoftimit për organizimin e turneut ka interesim të madh të të rinjëve për pjesëmarrje.

“Nga momenti që kemi publikuar njoftimin për organizimin e turneut “Street Ball Presheva” është vërejtur një interesim i madh i të rinjëve pasi që na kanë kontaktuar një numër i madh i tyre, por pas shkëputjes tr ivjeçare mendoj se numri i ekipeve që do të paraqiten maksimalisht do të arrijnë në 10″ ka thënë Besim Nasufi për PreshevaPRESS.

Turneu i fundit në streetball është organizuar në vitin 2018.

PAS 3 VITEVE RIKTHEHET TURNEU "STREET BALL PRESHEVA"

ARTIKUJT E NGJASHËM

PROJEKTI “KIFLE PËR ÇDO NXËNËS” FILLON TË REALIZOHET EDHE NË SHKOLLËN E ÇUKARKËS

PreshevaPRESS

OSBE DHURON NDIHMA PËR QYTETARËT NË NEVOJË NGA KOMUNA E BUJANOCIT

PreshevaPRESS

PVD: JEMI PRO NJË SHUMICE TË RE ME ELEMENTE TË QEVERISJES TEKNIKE

PreshevaPRESS