PreshevaPRESS

NË LISTËN E MASAVE KUNDËR PANDEMISË PRITET TË SHTOHEN DY KUFIZIME TË REJA

PËRFUNDON MBLEDHJA E SHTABIT TË KRIZAVE NË SERBI: NUK KA LEHTËSIM TË MASAVE
Beograd, 29. januara 2021 - Ministar gradjevinarstva, saobracaja i infrastrukture Tomislav Momirovic, ministar prosvete, nauke i tehnoloskog razvoja Branko Ruzic, premijerka Ana Brnabic, ministar zdravlja Zlatibor Loncar i pokrajinski sekretar za zdravstvo Zoran Gojkovic. Ministar zdravlja Zlatibor Loncar (desno). Sednica Kriznog staba za suzbijanje virusa korona, na kojoj ce biti razmatrana aktuelna epidemioloska situacija u zemlji, pocela je jutros nesto posle devet sati u Palati Srbija. Premijerka Ana Brnabic najavila je da ce na danasnjoj sednici Kriznog staba pokrenuti pitanje o eventualnom ukidanju mere za ulazak u Srbiju iz Maðarske uz negativan PCR test. FOTO TANJUG/ RADE PRELIC

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Shëndetësisë të Serbisë, Mirsad Gjerllek, ka thënë se Shtabi për luftimin e pandemisë do të prezantojë dy kufizime të reja për të parandaluar shpërndarjen e pandemisë duke futur çertifikatat e Covid dhe zvogëlimin e numrit të njerëzve në tubime.


Gjerllek ka thënë për gazetën serbe Blic se shtetipo  bën gjithçka për të mbrojtur qytetarët, por se nuk mundet që gjithçka ta bëjë vetëm, dhe se është e nevojshme një përgjegjësi më e madhe kolektive, domethënë që qytetarët të vaksinohen në numër sa më të madh me qëllim që të ngritet imuniteti kolektiv.

“Tani na duhen të kemi 80 përqind të vaksinuar. Do të jem i sinqertë, konsideratë serioze i jepet çertifikatave kovid, për të cilat do të diskutohen në mbledhjen e ardhshme. Gjithashtu, do të zvogëlohet numri i njerëzve i lejuar për tubime” tha Gjerllek.

Ai shtoi se nuk pajtohet me vlerësimet se po bëhet fjalë për diskriminim, se të pavaksinuarit duhet të ndahen nga të vaksinuarit, sepse shteti tashmë ka treguar se nuk është për diskriminim pasi që ka siguruar që vaksinimi të realizohet sipas vullnetit të gjithsecilit.

“Ajo që do të kërkohej është ose të jeni të vaksinuar, ose të keni kaluar kovidin, ose thjesht të ofroni ndonjë provë që nuk jeni të infektuar, kjo është e gjitha”, thotë Gjerllek.

ARTIKUJT E NGJASHËM

PANDEMIA NË PRESHEVË, QË NGA FILLIMI DERI MË SOT

PreshevaPRESS

COVID19 / 6 RASTE TË REJA POZITIVE NË PRESHEVË

PreshevaPRESS

Ekspertët në Serbi rekomandojnë se duhet futur orë policore 24 orë?

PreshevaPRESS