PreshevaPRESS

FILLOJNË PUNIMET PËR RENOVIMIN E SALLËS SË “TEATRIT TË QYTETIT” TË PRESHEVËS

FILLOJNË PUNIMET PËR RENOVIMIN E SALLËS SË "TEATRIT TË QYTETIT" TË PRESHEVËS

Kanë filluar punimet për renovimin e skenës së “Teatrit të Qytetit”, e cila njëherit është edhe skena kryesore e Shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë.


Mëngjesin e sotshëm kanë filluar punimet për renovimin e skenës së “Teatrit të Qytetit” në Shtëpine e Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë. Këto punime po realizohen si pjesë e projektit të financuar nga Ministria e Kulturës e Republikës së Serbisë, projekt të cilin Shtëpia e Kulturës e ka fituar gjatë muajit prill të vitit 2021.

FILLOJNË PUNIMET PËR RENOVIMIN E SALLËS SË "TEATRIT TË QYTETIT" TË PRESHEVËS

Kontrata për kryerjen e punimeve në kuadër të renovimit të skenës kryesore të Shtëpisë së Kulturës është nënshkruar mes Komunës së Preshevës dhe punëkryesit në shumën fillestare 5,000,000.00 RSD, dhe parasheh që punimet të kryhen për 30 ditë nga dita e fillimit të tyre.

Sipas një vlerësimi fillestar nga ana punëdhënësit, punëkryesit dhe mbikqyrësit të punimeve që duhen realizuar në kuadër të këtij projekti, mendohet se shuma e projektit të financuar nga Ministria e Kulturës mbulon afro 65% të punimeve të nevojshme për renovimin e plotë të skenës. Drejtori i Shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë, Naser Nuredini, në një bashkëbisedim për PreshevaPRESS ka deklaruar se janë vendosur kontaktet e para me Ministrinë e Kulturës në lidhje me këtë çështje.

FILLOJNË PUNIMET PËR RENOVIMIN E SALLËS SË "TEATRIT TË QYTETIT" TË PRESHEVËS

“Ne tanimë kemi biseduar me përfaqësues të Ministrisë së Kulturës së Republikës së Serbisë, sikurse edhe me udhëheqësit e pushtetit lokal në Preshevë, dhe besojmë se do të gjejmë zgjidhje nëse paraqiten punime shtesë nga sa janë paraparë me projektin e financuar nga Ministria, e që sipas ekspertëve të lëmisë edhe është e pritshme pasiqë po flasim për një skenë të ndërtuar para afro 40 vjetësh” ka thënë drejtori i Shtëpisë së Kulturës, Naser Nuredini, për PreshevaPRESS.

Me rastin e fillimit të punimeve në renovimin e skenës qëndrore të Shtëpisë së Kulturës, Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, e shoqëruar nga zëvendëskryetari i Kuvendit, Shpat Aliu, sot gjatë paradites kanë inspektuar nga afër fillimin e tyre.

FILLOJNË PUNIMET PËR RENOVIMIN E SALLËS SË "TEATRIT TË QYTETIT" TË PRESHEVËS

Rreth renovimit të skenës së Shtëpisë së Kulturës më 30 gusht ka reaguar edhe Shqiprim Arifi, kryetar i Alternativës për Ndryshim, duke e quajtur si vazhdimësi e programit të kulturës së Alternativës për Ndryshim.

FILLOJNË PUNIMET PËR RENOVIMIN E SALLËS SË "TEATRIT TË QYTETIT" TË PRESHEVËS
Foto: Screenshot fb

Projekti për renovimin e skenës së madhe të Shtëpisë së Kulturës i quajtur “Ëndrra e përbashkët”, financohet nga Ministria e Kulturës së Republikës së Serbisë me shumë prej 5 milion dinar, derisa renovohet pas rreth 30 viteve.

ARTIKUJT E NGJASHËM

LUGINASIT DUHET BËRË TESTIN RT-PCR PËR HYRJE NË KOSOVË

PreshevaPRESS

DYSHOHET SE TRUPI I PAJETË I GJETUR NË RAJONIN E GJILANIT, ËSHTË TRUPI I PRESHEVARIT TË ZHDUKUR

PreshevaPRESS

PAMJE TË REJA NGA SHKOLLA FILLORE NË PRESHEVË / VIDEO

PreshevaPRESS