PreshevaPRESS

NESËR TAKOHEN UDHËHEQËSIT E KOALICIONIT QEVERISËS NË PRESHEVË

NESËR TAKOHEN UDHËHEQËSIT E KOALICIONIT QEVERISËS NË PRESHEVË

Komuna e Preshevës ka hapur konkurs për përkrahjen e projekteve dhe programeve vjetore të mediave në territorin e komunës së Preshevës për vitin 2021. .


Në mbledhjen e mbajtur më 15.07.2021, Drejtorati për veprimtari shoqërore në kuadër të Komunës së Preshevës, ka marrë vendim të shpallë konkurs për bashkëfinancimin e projekteve në realizimin e interesit publik në fushën e informimit publik në territorin e komunës së Preshevës, për vitin 2021, thuhet në aktvendimin mbi shpalljen e këtij konkursi, të datës 12.08.2021.

Me paraqitjen e parë publike të konkursit në gazetën “Srpski Venac”, filluan diskutimet rreth proçesti dhe mënyrës së këtij konkursi, duke hedhur dyshime rreth transparencës dhe ligjshmërisë për procesin përzgjedhjes së projekteve të cilat do të përkrahen nga ana e Komunës së Preshevë. Edhe pse në konkurs thuhet se afati për dorëzimin e aplikacioneve dhe projekteve, është nga 25.08.2021 deri më 09.09.2021, Komuna e Preshevës më 26 gusht këtë konkurs e ka publikuar në webfaqen zyrtare www.presevo.rs, një ditë më vonë se afati për dorëzimin e aplikacioneve.

PreshevaPRESS mëson se debatet rreth konkursit për përkrahjen e projekteve në fushën e informimit publik, është edhe shkak i një takimi që do të mbahet nesër mes partnerëve të koalicionit qeverisës në Preshevë PDSH – PVD – LR – UDSH. Në këtë takim që pritet të mbahet të hënën mes udhëheqësve të partive që bashkëqeverisin me Preshevën pritet të merret vendimi për anulimin e konkursit dhe rishpalljen e tij në mënyrë më transparente dhe me tekst të riformuluar.

Ky është konkursi i dytë për vitin 2021 përmes të cilit Komuna e Preshevës synon të përkrahë projektet e mediave në fushën e informimit publik. Konkursi i parë është shpallur në muajin prill të këtij viti.

ARTIKUJT E NGJASHËM

EKSKLUZIVE: SHQIPRIM ARIFI NUK KËRKON KTHIMIN E GJYKATËS / DOKUMENT

PreshevaPRESS

FILLON SHKARKIMI I KUADROVE TË LR-së, MUSTAFA ZAVENDËSON ATUSH HASANIN

PreshevaPRESS

LËVIZJA PËR REFORMA KA MBAJTUR TAKIM NË NJËSITË 6 DHE 7

PreshevaPRESS