PreshevaPRESS

MËSIMI FILLON NË SHTATOR DHE NË MËNYRË TË RREGULLT

MËSIMI FILLON NË SHTATOR DHE NË MËNYRË TË RREGULLT
Beograd, 24 gusht 2021 / Foto: Tanjug - Sava Radovanovic

Shtabi republikan për luftën kundër koronavirusit në Serbi ka vendosur që mësimi në shkollat ​​në Serbi të fillon nga shtatori dhe në mënyrë të rregullt.

MËSIMI FILLON NË SHTATOR DHE NË MËNYRË TË RREGULLT

Ministri i Arsimit Branko Ruzic tha në konferencë për media se “ajo që ishte e sigurt” ishte të komunikohej në mbledhje – se mësimi fillon në mënyrë të rregullt, nxënësit tash e tutje nuk do të ndahen më në grupe dhe se ora mësimore do të zgjasë 45 minuta.”

“Ne e konsiderojmë këtë si qasjen më të shëndetshme ndaj arsimit, por kjo nuk do të thotë se konsiderojmë vitin e kaluar si të një cilësie të dobët, sepse të gjithë kemi dhënë maksimumin që fëmijët të marrin njohuritë e nevojshme dhe të regjistrohen në shkollat ​​e dëshiruara,” tha Ruzic.

Ai shtoi se ekipi për shkollat ​në të cilin bëjnë pjesë përfaqësuesit e Institutit “Batut” dhe Ministrisë së Arsimit të Serbisë, kanë bërë një propozim praktik tek Shtabi i krizave, e përmes të cilit do të përcaktohet se si do të reagohet nëse vie deri te rritja personave të infektuar nëpër komuna.

Nëse ballafaqohrmi me rritjen e numrit të të infektuarve, qeverisjet lokale janë ato që do të vendosin si do në çfar mënyre do të ndryshojë mënyra e realizimit të procesit mësimor, tha Ruzic.

“Tri modele janë të mundshme dhe ato do të varen nga përllogaritjet e të dhënave – nga numri i të vaksinuarve, numri i të infektuarve dhe ai i testuarve, si dhe nga masat e aplikuara në shkolla,” tha Ruzic.

Ai gjithashtu theksoi se qëllimi i ministrisë është të dilte me një vendim të marrë qartë, i që ndodhi sot.

“Në periudhën e mëparshme, si ministri, ne kemi shmangur daljen publike me spekulime se si do të dukej viti shkollor, pasi që qëllimi ynë ishte të dilnim me një vendim të marrë qartë dhe informacion të besueshëm, sepse kishte një nivel konfuzioni për shkak të rëndësisë së temës, “tha Ruzic.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Në 24 orët e fundit në Serbi janë shenuar shtatë të vdekur dhe 296 të infektuar me koronavirus

PreshevaPRESS

SHTABI PËR SITUATA TË JASHTËZAKONSHME MBAN MBLEDHJE

PreshevaPRESS

SERBIA DHE PANDEMIA / NDRYSHOHET LIGJI PËR MBROJTJE NGA SËMUNDJET INFEKTIVE

PreshevaPRESS