PreshevaPRESS

Twitter etiketon mediat kryesore të Serbisë si ‘të lidhura me qeverinë’

Twitter etiketon mediat kryesore të Serbisë si ‘të lidhura me qeverinë’

Twitter ka etiketuar si “media të lidhura me qeverinë” profilet e 6 televizioneve kombëtare dhe 3 gazetave më të ndjekura në Serbi.


Radio-Televizioni i Serbisë (RTS), ai i krahinës autonome të Vojvodinës (RTV) si dhe televizionet private “Prva”, “b92”, “Pink”, “Happy” kanë tashmë në profilet e tyre Twitter nënshkrimin “media që bashkëpunon me qeverinë e Serbisë”.

Ngjashëm kanë edhe gazetat me tirazhin më të madh në Serbi si “Politika”, “Informer” dhe “Kurir”.

Sipas Twitter-it mediat që kanë lidhje me qeverinë janë “ato media të cilave shteti u kontrollon editorialet, indirekt apo direkt përmes trysnisë politike ndaj burimeve financiare”.

Twitter ka nisur t’i etiketojë mediat me qëllim që t’u mundësojë përdoruesve kontekst më objektiv të përmbajtjeve që qarkullojnë në rrjet.

Raporte të organizatave të ndryshme e përshkruajnë Serbinë si një shtet ku mediat janë në favor të partisë së Aleksandar Vuçiç, Partisë Progresiste të Serbisë (SNS).

ODIHR tha në raportin për zgjedhjet e vitit 2020 se “shumica e mediave promovojnë politikat e qeverisë pa mundësuar kërkesë llogarie apo pikëpamje ndryshe për votuesit”.

Qendra për Llogaridhënie dhe Transparencë (CRTA) nxori në pah nga një monitorim se 90% e raportimeve në media mbulonin partinë në pushtet. Presidenti Vuçiç merrte 40% të mbulimit për politikën.

Mediat që nuk janë etiketuar nga Twitter si të lidhura me qeverinë janë televizionet kabllore “N1” dhe “Nova S” si dhe gazeta “Danas”, të cilat konsiderohen ndër vite si kritike ndaj qeverisë megjithëse burimet e tyre mbeten të kufizuara.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Sonte nata më e ngrohtë në histori!?

PreshevaPRESS

Michelle Obama rikthehet në vitin 1982, tregon si dukej si maturante

PreshevaPRESS

Studimi i ri në New York zbulon përparsitë e agjërimit për shëndetin

PreshevaPRESS