PreshevaPRESS

KRYETARI I ASAMBLESË KOMUNALE NË BUJANOC PRITET NGA ZËVENDËSKRYEMINISTRI I KOSOVËS

KRYETARI I ASAMBLESË KOMUNALE NË BUJANOC PRITET NGA ZËVENDËSKRYEMINISTRI I KOSOVËS

Kryetari i asamblesë komunale të Komunës së Bujanocit, Enver Ramadani, gjatë ditës së djeshme është pritur nga zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi.


Përmes një postimi në llogarin e tij në rrjetin facebook, Ramadani sot ka njoftuar se dje është pritur nga Bislimi në Prishtinë.

“Me të diskutuam për problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen në përditëshmëri qytetarët e Bujanocit dhe Luginës në përgjithësi.” ka shkruar mes tjerash Ramadani në facebbok.

Sipas Ramadanit në takim është diskutuar rreth gjendjes së vështirë socio-ekonomike që preokupon qytetarët në komunën e Bujanocit, mungesën e zhvillimit ekonomik, mosinkuadrimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore dhe problemet tjera qenësore me të cilat ballafaqohen shqiptarët e Luginës së Preshevës.

“Nga zëvendëskryeministri morëm premtimin që Lugina do të trajtohet ndryshe nga kjo qeveri, duke u angazhuar që të ndihmojë në sfera të ndryshme si infrastrukturë, kulturë e sport.” thuhet në postimin e Ramadanit.

Ramadani gjithashtu njoftoi se ka marrë premtim nga zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës, Bislimi, se po punohet në jetësimin e Fondit për Luginën, përmes të cilit do të mbështeten financiarisht projekte nga sfera të ndryshme e të domosdoshme për komunitetin në Luginë, derisa paralajmëroi vizitën e Bislimit në Luginë gjatë muajit shtator.

Në vazhdim ju sjellim postimin e plotë të Ramadanit të publikuar sot në rrjetin facebook: 

Dje takova zëvendëskryeministrin e parë të Republikës së Kosovës zotëri Besnik Bislimin.

Me të diskutuam për problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen në përditëshmëri qytetarët e Bujanocit dhe Luginës në përgjithësi.

Gjatë takimit potencova edhe gjendjen e vështirë socio -ekonomike që preokupon qytetarët në komunën tonë, mungesën e zhvillimit ekonomik, mosinkuadrimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore dhe problemet tjera qenësore.

Theksova se ndihma nga institucionet e Republikës së Kosovës është jetike për mirëqenien e shqiptarëve në Luginë dhe se duhet të intensifikohet bashkëpunimi mes insitucioneve tona lokale dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, me qëllim të harmonizimit të veprimeve dhe projekteve konkrete që sjellin rezultate pozitive në përmirësimin e gjendjes në të gjitha sferat shoqërore.

Nga zëvendëskryeministri morëm premtimin që Lugina do të trajtohet ndryshe nga kjo qeveri, duke u angazhuar që të ndihmojë në sfera të ndryshme si infrastrukturë, kulturë e sport.

Ai theksoi jetësimin e Fondit për Luginën, përmes të cilit do të mbështeten financiarisht projekte nga sfera të ndryshme e të domosdoshme për komunitetin në Luginë.

Për t’u njoftuar me gjendjen për së afërmi ftova zëvendëskryeministrin që të vizitojë Bujanocin e Luginën dhe mora premtimin se në shtator ne agjendën e tij do të jetë vizita në Luginë të Preshevës.

ARTIKUJT E NGJASHËM

SINANI: ARRESTIMET E DJESHME, PASQYRA E VËRTETË E MENTALITETIT QEVERISËS TË SHQIPRIM ARIFIT

PreshevaPRESS

DEPUTETËT E KOSOVËS PAS BUJANOCIT, SOT VIZITOJNË PRESHEVËN

PreshevaPRESS

KA FILLUAR FUSHATA SENSIBILIZUESE PËR RRITJEN E SIGURISË NË KOMUNIKACION

PreshevaPRESS