PreshevaPRESS

Vaksinat kundër pandemisë Covid19 nuk ndikojnë në fertilitet

KA NISUR VAKSINIMI I ADOLESHENTËVE NË VENDET E BASHKIMIT EVROPIAN
Foto: Getty Images

Dezinformatat në lidhje me vaksinat COVID-19 kanë bërë që disa njerëz të kenë frikë se vaksinat mund të ndikojnë në fertilitetin e tyre, pavarësisht se nuk ka prova se kjo është e mundur.


Një sondazh i bërë në Mbretërinë e Bashkuar zbuloi se rreth një e katërta e grave të reja nuk donin të merrnin vaksinën për shkak të shqetësimeve për fertilitetin e tyre.

Nëse keni ndonjë shqetësim në lidhje me vaksinat, bisedoni me mjekun tuaj. Ata do të jenë në gjendje të shpjegojnë se si funksionojnë vaksinat dhe se si nuk ka lidhje midis vaksinimit dhe shkaktimit të infertilitetit.

Javët e fundit, përhapja e dezinformatave kundër vaksinave të COVID-19 është përshpejtuar, duke u shpërndarë fotografi dhe video jo të besueshme që pretendojnë se vaksina mund të dëmtojë fertilitetin.

Nuk ka asnjë lidhje midis vaksinave dhe infertilitetit, thonë ekspertët e shëndetit.

Shoqëria për Medicinën Amënore-Fetale dhe Kolegji Amerikan i Obstetërve dhe Gjinekologëve (KAOGj) kanë rekomanduar që gratë që janë shtatzëna të kenë qasje në vaksinat kundër COVID-19.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve të ShBA-ve (CDC) gjithashtu thonë se ato që duan të mbesin shtatzënë nuk kanë nevojë t’i shmangin vaksinat ose të bëjnë teste shtatzënie para se t’i marrin vaksinat. Ata gjithashtu theksojnë se nuk ka dëshmi se vaksinat shkaktojnë probleme të fertilitetit.

Gjatë provave klinike, disa gra mbetën shtatzënë, duke sugjeruar që vaksinat të mos shkaktojnë infertilitet, tha Dr. José Mayorga, drejtor ekzekutiv i Qendrës Shëndetësore Familjare të Universitetit të Kalifornisë Irvine dhe asistent profesor klinik i mjekësisë familjare në Shkollën e Mjekësisë të UCI.

Një hulumtim i bërë me më shumë se 35,000 gra shtatzënë që kishin marrë vaksinat mRNA COVID-19 zbuloi se nuk ka prova që vaksinat t’i kenë prekur ose dëmtuar ato, dhe nuk ka dëshmi se vaksinat dëmtojnë foshnjën ose shtatzëninë.

Vaksinat nuk ndikojnë në fertilitet, thonë ekspertët

“Nuk ka absolutisht asnjë provë që vaksinat, dhe veçanërisht vaksinat kundër COVID-19, ndikojnë në fertilitet,” tha Dr. Jill Rabin, gjinekologe dhe profesoreshë në Institutin Feinstein për Kërkime Mjekësore në Manhaset, Nju Jork.

Rabin rekomandon vaksinat COVID-19 për pacientët që janë shtatzënë, që planifikojnë të mbeten shtatzënë në të ardhmen dhe që ushqejnë fëmijët me gji.

Si funksionojnë vaksinat?

Vaksinat e koronavirusit mRNA i mësojnë qelizat tona ta bëjnë një proteinë ose pjesë të një proteine që më pas shkakton përgjigje imune. Është pikërisht ajo përgjigje imune që prodhon antitrupa dhe na mbron nga infeksioni viral.

Ky material gjenetik hidhet sapo sistemi ynë imunitar të jetë aktivizuar.

“Sapo qelizat tona të muskujve të prodhojnë proteinën, “manuali i udhëzimeve” hidhet dhe del nga trupi. Nuk qëndron përreth dhe më e rëndësishmja, nuk hyn në vendin e veçantë në qelizat tona ku banon ADN-ja jonë,” tha Mayorga.

Dezinformatat rreth vaksinave COVID-19 dhe aftësisë së tyre për të ndikuar në fertilitet kanë filluar që nga fillimi i vaksinimit. Pavarësisht nga këto dezinformata, shkencëtarët vazhdojnë të sigurojnë njerëzit se nuk ka lidhje midis vaksinave COVID-19 dhe infertilitetit./Gazeta

Vaksinat kundër pandemisë Covid19 nuk ndikojnë në fertilitet

ARTIKUJT E NGJASHËM

Pse është e vështirë të qëndrojmë pa prekur fytyrën tonë

PreshevaPRESS

A ishte mashtrim shkelja njeriut në Hënë? – dalin provat

PreshevaPRESS

Michelle Obama rikthehet në vitin 1982, tregon si dukej si maturante

PreshevaPRESS