PreshevaPRESS

Tri marrëveshjet që u firmosën në Shkup mes Ramës, Zaevit dhe Vuçiçit

Tri marrëveshjet që u firmosën në Shkup mes Ramës, Zaevit dhe Vuçiçit

Dy memorandume mirëkuptimi dhe një marrëveshje ndërshtetërore u nënshkruan në “Forumin Ekonomik për Bashkëpunimin Rajonal” në Shkup mes kryeministrit Edi Rama, homologut të tij Zoran Zaev dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç.


Euronews Albania mëson se tre liderët kanë firmosur:

  • Memorandumin e Mirëkuptimit për Lehtësimin e Importit, Eksportit dhe Lëvizjes së Mallrave në Ballkanin Perëndimor.
  • Marrëveshjen Bashkëpunimit për Mbrojtjen dhe Shpëtimin nga Katastrofat në Ballkanin Perëndimor.
  • Memorandumin për lëvizjen e tregut të punës në rajon, lidhur me lejen e qëndrimit të përkohshëm.

Në dokument theksohet se “Memorandumi i Mirëkuptimit për të lehtësuar importin, eksportin dhe lëvizjen e mallrave në Ballkanin Perëndimor” ka të bëjë me: thjeshtimin e formaliteteve që lidhen me importin, eksportin dhe lëvizjen/tranzitin e mallrave; bashkëpunimi i doganave dhe autoriteteve të tjera kompetente; si dhe dispozitat e veçanta për sigurinë e ushqimit, çështjet veterinare dhe fitosanitare; dhe lëvizjen e lirë të produkteve industriale jo-ushqimore.

Ndërsa, “Marrëveshja për Bashkëpunimin për Mbrojtjen dhe Shpëtimin nga Katastrofat në Ballkanin Perëndimor” përfshin gatishmërinë mes 3 shteteve për ndihmë vullnetare në rast fatkeqësish.

Në të përfshihen: planifikimi dhe zbatimi i masave për mbrojtjen nga fatkeqësitë natyrore dhe përmbytjet, tërmetet, zjarret, ndotja e mjedisit, aksidentet në anije, rreziqet radiologjike, pandemitë, si dhe si fatkeqësi industriale dhe fatkeqësi të tjera; raportim reciprok mbi kërcënimet, ndodhitë dhe pasojat e fatkeqësive; edukimi dhe trajnimi i personelit të shërbimit.

Memorandumi i tretë ka të bëjë me lëvizjen e tregut të punës në rajon, lidhur me lejen e qëndrimit të përkohshëm.

Ky është një konfirmim i angazhimit për të zbatuar ligjin e BE-së në fushën e lëvizjes së lirë të punëtorëve dhe për t’u përgatitur për integrim më të ngushtë në tregun e vetëm të BE -së.

ARTIKUJT E NGJASHËM

TALAT XHAFERI NË KONFERENCËN E KRYETARËVE TË PARLAMENTEVE

PreshevaPRESS

Kurti takon Selimin: Shoku im, te ky njeri ka shumë histori

PreshevaPRESS

Ministrja Hoxha flet për kushtet e reja për liberalizimin e vizave për Kosovën

PreshevaPRESS