PreshevaPRESS

RREZET E DIELLIT, RREZIK I MUNDSHËM I KANCERIT TË LËKURËS

RREZET E DIELLIT, RREZIK I MUNDSHËM I  KANCERIT TË LËKURËS

Ekspozimi i tepërt në diellë rrezikon kancerin e lëkurës dhe sëmundje tjera dermatologjike.


Lëkura mund t’i ekspozohet diellit për njëfarë kohe pa u skuqur.

Tek njerëzit me lëkurë më të bardhë kjo farë kohe e ashtuquajtur e vetëmbrojtjes zgjat vetëm pesë deri dhjetë minuta. Në rast se ky hark kohor tejkalohet, lëkura ka nevojë për një mbrojtje përmes hijeve, rrobave adekuate ose preparateve për mbrojtje nga dielli.

RREZET E DIELLIT, RREZIK I MUNDSHËM I  KANCERIT TË LËKURËS

Personat me pigmentim më të errët i rezistojnë diellit pak më gjatë. Për të mësuar se cilat janë rreziqet e mundshme në këtë periudhë kohore kur temperaturat po arrijnë rreth 40 gradë celsius, PreshevaPRESS ka realizuar një intervistë me dermatologun nga Presheva, Eshtref Aliu.

‘’Dihet se dielli është burim i jetës andaj edhe kuptohet dobia e tij. Por, ekspozimi i tepruar mund të e dëmtojë lëkurën, si në sipërfaqe ashtu edhe në nivel qelizor. Problemet kryesore që i shkakton rrezitja e tepruar janë; mplakja e parakohshme e lëkurës, njollat në lëkurë dhe alergjitë nga rrezet e diellit. Në rastet më të rënda dëmet nga rrezitja mund të arrijnë edhe përmasa shumë shqetësuese për shëndetin tonë. Në praktikën e përditshme dermatologët gjithnjë e më shpesh po shohin një reciprocitet në mes të rrezeve të diellit dhe kancerit të lëkurës, siç janë; kanceri bazocelular, kanceri planocelular dhe melanoma që është një ndër tipet më të rrezikshme, qelizat e të cilit shpejt përhapen në organet tjera me ç’rast edhe rrezikohet jeta.’’ thot dermatologu Eshtref Aliu për PresjevaPRESS.

Sipas Aliut, jo vetëm lëkura por rrezet e fuqishme sjellin problem tjera shëndetësore te një masë e madhe njerëzish të cilët për nga sëmundjet përcillen me kategori.

‘’Kategoritë më të rrezikuara janë fëmijët dhe mosha e tretë sidomos ata me sëmundje kardiovaskulare, diabet, astmë bronkiale e sëmundje tjera kronike. Rekomandohet mos dalje në diell në pikun e ditës nga ora 11 deri në ora 17, të konsumohen lëngje dhe të mbrohet lëkura me kremna mbrojtëse nga rrezet ultraviolete.’’ përfundon Aliu për PreshevaPRESS.

Rrezet ultraviolet përmbajnë 6 përqind të rrezeve diellore, ndërsa ky numër njëshifrorë është i mjaftueshëm për të përkeqësuar gjendjen shëndetësore te një kategori e njerëzve, prandaj kujdesi i shtuar do të ishte ide e mirë për të tejkaluar këtë periudhë kohore pa ndonjë rrezik të madh të mundshëm.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Horoskopi 16 maj, ja parashikimi i yjeve për ju

PreshevaPRESS

Ushqimet magjike që nxisin vdekjen e qelizave të kancerit dhe heqin helmet nga trupi

PreshevaPRESS

Vjen dimri, këshillohet vitamina D

PreshevaPRESS