PreshevaPRESS

“BE ACTIVE 16” TRANSFORMON PAMJEN E GJIMNAZIT NË PRESHEVË

Organizata joqeveritare “Be Active 16” nga Presheva ka ndryshuar pamjen e gjimnazit “Skenderbeu” në Preshevë, duke i dhënë pamje të re.


Muri i jashtëm i gjimnazit “Skenderbeu” në Preshevë tashmë është transformuar përmes një murali të realizuar nga artisti Naim Idrizi, artist nga Maqedonia Veriore. Organizata “Be Active 16” në kuadër të një projekti të financuar nga Ministra e kulturës dhe informimti të Serbisë dhe shtëpia e kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë.

Autori i muralit, Naim Idrizi, ka treguar se murali përbëhet nga elemente të ndryshme që vë në pah një libër të hapur e që lidhet me inteligjencën dhe idetë që fitohen me anë të leximit.

Idrizi uroi që ky mural të jetë një frymezim i gjërave të bukura, të ketë më shumë aktivitete dhe të vazhdojnë muralet e tjera të realizohen nga kolegë dhe artistët e tij të rinjë. Projekti i realizuar nga organizata “Be Active 16” nga Presheva është financuar nga Ministria e kulturës dhe informimit me shumë prej 300 mij dinarë.

 

ARTIKUJT E NGJASHËM

Rrëfimi i bukuroshes nga Presheva që rrëmbeu tri çmime në “Miss Pavarësia 2021”

PreshevaPRESS

SHËNDETI MENDOR NJË NGA PROBLEMI KRYESOR PAS PANDEMISË

PreshevaPRESS

31 MAJI – DITA BOTËRORE PA DUHAN

PreshevaPRESS