PreshevaPRESS

Helmimi nga ushqimi gjatë verës, për çfarë duhet të kemi kujdes

Helmimi nga ushqimi gjatë verës, për çfarë duhet të kemi kujdes

Helmimi me ushqime në stinën e verës kryesisht shkaktohet nga ushqimet e shpejta, produktet e qumeshtit dhe mishit.


Rreziku për helmimin e njeriut nga ushqimi rritet gjatë stinës së verës me rritjen e temperaturave. Helmimi nga ushqimi ndodh duke ngrënë ose pirë ushqime të cilat janë të kontaminuara nga viruse, baktere, toksina, parazitë ose kimikate toksike. Jo gjithmonë kjo ndodh nga ushqimet e prishura. Mund të helmohemi nga ushqime në dukje shumë të mira por që nuk janë ruajtur siç duhet.

Ushqimet e shpejta , produktet prej qumshtit dhe mishit janë rreziku potencial i helmimit të njerëzve nga konsumimi i të njetave gjatë kohës së verës, kështu tha mjeku i përgjithshëm në Shtëpinë e Shëndetit, Astrit Berisha.

Helmimi nga ushqimi gjatë verës, për çfarë duhet të kemi kujdes

Temperaturat e larta arrijnë të sjellin prishjen e produkteve dhe konsumimi i të njejtave sjellë destabilizim të trupit, pas helmimit që mund të marrim. Llojet më të shpeshta të helmimeve shfaqen rreth 4 deri ne 24 orë pas ngrënies.

Në rast helmimi trupi fillon tentimin e mbrojtjes përmes mekanizmave më të shpeshta që janë kthimi i ushqimit ose diarreja, ndërsa këto dy faktorë mund të sjellin deri te dehidrimi i trupit që sjellë gjendje të rënduar shëndetësore.

Sipas Berishës, nëse personi ka konsumuar diçka të dyshimtë dhe ka të vjellura të kohëpaskohëshme brenda ditës ose diarreja të shoqëruara me dhimbje barku konsultimi me mjekun është i patjetërsueshëm të ndodhë menjëherë.

Të gjithë që blejnë mallrat e nevojsme në vetshërbime, duhet të kontrollojnë me kujdesë datën e skadimit të afatit dhe të shohin më detajisht produktin e nevojshëm, sidomos kur bëhet fjalë për profuktet e qumshit dhe të mishit.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Rikthehet ora dimërore, të shtunën mbrëma, lëvizin akrepat

PreshevaPRESS

Lodhja kronike – si ta trajtojmë?

PreshevaPRESS

Pasi u refuzua nga 20 familje, homoseksuali adopton vajzën me sindromën down

PreshevaPRESS