PreshevaPRESS

Promovohen dy libra të shkruara nga Ejup Kamberi

Promovohen dy libra të shkruara nga Ejup Kamberi

“Garja në rrjedhat e historisë” dhe “Kujtesa e një fëmijërije “, janë titujt e librave që u promovuan sot.


Avokati nga Presheva, Ejup Kamberi ka promovuar sot dy librat e tij në sallën e Kuvendit të Komunës së Preshevës.

Autori është munduar të nxjerë në pah ekzistencën e fshatit Gare, duke mbledhur intervista nga udhëtimet që ka bë nëpër fshatra të ndryshme ku ka menduar se mund t’ketë njerëz të shpërngulur nga fshati i tijë.

Me një interesim të madh për t’i lënë gjeneratës së re një monografi të qartë rreth Gares, Kamberi është munduar të sjellë fakte të cilat do të mbesin shenjë e përjetshme e këtij vendbanimi.

Shkrimtari ka paraqitur fakte  mbi lokalitetin në të cilin dikur ka filmu jeta por që tash e më tepër se një dekadë kanë ngelur vetëm rrënojat e shtëpive në një fshat fantazmë pa asnjë banorë. Këtë vdekje të fshatit Gare autori është munduar të e shtrijë si ngjarje  në botim që do të mbetet një mesazh për gjeneratat e ardhshme.

Përveç monografisë “Garja në rrjedhat e historisë”,  autori ka promovuar edhe librin “Kujtesa e një fëmijërije”, ku flet mbi egzistencën e tijë nga fëmijërija e deri më sot.

Të pranishëm në promovimin e këtyre veprave të avokatit Kamberi ishin profesorë të njohur, intelektual, adhurues të librit, banor të fshatit Gare dhe njerëz të rëndom që donin të dinin më tepër rreth  punës së shkrimtarit dhe fshatit prej nga vjen edhe vet autori i librave.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Shembja e Teatrit/ Solidarizohen teatrot në Kosovë, anulojnë shfaqjen

PreshevaPRESS

Kush ishte Arzana Kraja, regjisorja e njohur që u gjet e vdekur?

PreshevaPRESS

KOSOVA NË FESTIVALIN E FILMIT NË STAMBOLL

PreshevaPRESS