PreshevaPRESS

SINANI KA NËNSHKRUAR VENDIMIN PËR SUBVENCIONIMIN E BUJQVE NË PRESHEVË

SINANI KA NËNSHKRUAR VENDIMIN PËR SUBVENCIONIMIN E BUJQVE NË PRESHEVË

Realizohet vendimi për subvencionimin e bujqësisë në territoron e komunës së Preshevës.


Nënqindë e pesë bujq do të përfitojnë mbështetje financiare nga Komuna e Preshevës me vlerë prej 11.049,72 dinarë, kështu ka shkruar në facebook kryetarja e Komunës Ardita Sinani.

Mes tjerash Sinani potencoi se kjo shumë është e pamjaftueshme, por buxheti aktual ua mundëson vetëm këtë çasje. Në vazhdim u sjellim shkrimin e plotë të kryetares Sinani.

𝐒𝐚 𝐦𝐞̈ 𝐬𝐡𝐮𝐦𝐞̈ 𝐦𝐛𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐣𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐛𝐮𝐣𝐪𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐬𝐢𝐝𝐨𝐦𝐨𝐬 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐢𝐦 𝐦𝐢𝐝𝐢𝐬 𝐭𝐲𝐫𝐞, 𝐚𝐪 𝐦𝐞̈ 𝐬𝐡𝐮𝐦𝐞̈ 𝐦𝐮𝐧𝐝𝐞̈𝐬𝐢 𝐩𝐞̈𝐫 𝐳𝐡𝐯𝐢𝐥𝐥𝐢𝐦 𝐝𝐡𝐞 𝐞𝐤𝐬𝐩𝐨𝐫𝐭

Sapo nënshkrova vendimin për mbështetjen financiare 🤝 të bujqve të Komunës së Preshevës.

Nga ky vendim do të përfitojnë 905 bujq në vlerën e 11.049,72 dinarëve për person. Mjetet do të transferohen në xhirollogaritë e tyre.

Jemi të vetëdijshëm se kjo mbështetje financiare është e paktë, për shkak të mundësive të kufizuara buxhetore komunale, por përkrahja e vetëqeverisjes lokale nuk do të mbetet me kaq.

Përderisa rreth çereku i buxhetit të Bashkimit Evropian 🇪🇺 i dedikohet bujqësisë, Qeveria e Republikës së Serbisë vazhdon ta shpërfillë këtë sektor jetik të zhvillimit ekonomik, sidomos në komunën tonë.

Grantet dhe subvencionet e shtetit për bujqit në përgjithësi, e veçmas për ata të komunës sonë, mbeten margjinale.

Duke qenë komunë me potencial bujqësor, veçanërisht për kulturat e frutave 🍉 dhe perimeve 🌶, bujqësia si prodhimtari është një nga segmentet prioritare të qeverisjes sonë lokale.

Sa më shumë mbështetje institucionale për bujqit, e sidomos sa më shumë bashkëpunim dhe bashkim midis tyre, aq më shumë mundësi për zhvillim dhe eksport.

#Bujqësi #Prodhimtari #Subvencionim #Bashkim #Eksport

ARTIKUJT E NGJASHËM

„Shoqata e Mjekëve Shqiptarë” nga Berlini, vlerëson me mirënjohje gazetarin Arben Mehmeti

PreshevaPRESS

PASI UGLANINI REFUZOI FTESËN E VUÇIQIT, SHQIPTARËT BËHEN TË PARËT QË TAKOHEN PËR QEVERINË E RE

PreshevaPRESS

ZYRTARIZOHET THEMELIMI I PARTISË MË TË RE NË PRESHEVË

PreshevaPRESS