PreshevaPRESS

SHKA “PRESHEVA” NESËR NË MBRËMJE SJELL PROGRAM ARTISTIK NË SHESHIN E PRESHEVËS

SHKA "PRESHEVA" NESËR NË MBRËMJE SJELL PROGRAM ARTISTIK NË SHESHIN E PRESHEVËS

Me rastin e dy vjetorit të themelimit të Shoqërisë Kulturore Artistike ‘’ Presheva’’, të premten me fillim nga ora 20:00 ne sheshin e qytetit organizohet program  nën patronatin e kreytares Ardita Sinani.


Nën shoqërim të këngëve të vjetra qytetare të interpretuara nga vet anëtarët e Shoqërisë Kulturore Artistike “Presheva”, qytetarët do të mund të shijojnë momentet e bukura të këngës gjatë mbrëmjes së ditës së nesërme.

Përveç anëtarëve të SHKA “Presheva”, në këtë program do të marrin pjesë edhe interpretues nga vende të ndryshme shqipfolëse, si Jetmir  Rexhepi, profesor i Kulturës Muzikore, Jeton Pustina, njëashtu profesor nga Tetova,  Nuredin Fetahu nga Kumanova, nga Gjilani drejtori i shkollës së muzikës, Kushtrim Jakupi, Ylber Asllanaj, profesor  i Kulturës Muzikore nga Prishtina.

Koha e pandemisë ka reduktuar numrin e mysafirëve të ftuar në këtë eveniment kulturorë, derisa të pranishmit do të mund të ndëgjojnë tinguj të bukur të këngës së vjetër qytetarë shqiptare.

SHKA "PRESHEVA" NESËR NË MBRËMJE SJELL PROGRAM ARTISTIK NË SHESHIN E PRESHEVËS

ARTIKUJT E NGJASHËM

PVD DO TË MBAJË KONFERENCË TË JASHTËZAKONSHME PËR MEDIA

PreshevaPRESS

DEPUETETËT SHQIPTAR TË POSAZGJEDHUR NË SERBI REALIZOJNË TAKIM KONSULTATIV ME CAKAJ

PreshevaPRESS

ASOCIACIONI QYTETARË BUJANOCI ME PROJKET TË RI GJATË KORRIKUT

PreshevaPRESS