PreshevaPRESS

FSHF të premten inaguron zyren e saj në Preshevë

AFS U PETAK OTVARA SVOJU KANCELARIJU U PREŠEVU

Federata Shqiptare e Futbollit do të jetë ditën e premte në Preshevë për të inaguruar zyrën e saj në Luginë.


Prej vitesh vëmëndja e FSHF ndaj Luginës dhe talenteve të saj ka qënë e madhe, dhe sot ikona të Kombëtareve femra e meshkuj si Berat Gjimshiti dhe Mimoza Hamidi vijnë nga kjo tokë shqiptare.

Për këtë arsye nga muaji maj, FSHF do të ketë përfaqësuesin e vet në Luginën e Preshevës, z. Nagip Jakupi.

FSHF të premten inaguron zyren e saj në Preshevë

“Zyra ne Luginë do të ketë në fokusin e saj evidentimin e talenteve të mëdha që ka futbolli i Luginës, të cilët më pas do të jenë pjesë e skuadrave kombëtare të Shqipërisë. Në të njejtën kohë FSHF nëpërmjet kësaj zyre do të ofrojë mbështetje me kualifikim për të gjithë personat që janë të angazhuar me skuadrat e Preshevës.” tha për PreshevaPRESS Andi Verçani nga Zyra e Marredhenieve Publike në FSHF.

Në ceremoninë që do të zhvillohet në Preshevë do të jenë të pranishëm dy legjenda të futbollit shqiptar, Sulejman Mema dhe Sulejman Demollari, të cilët pas inagurimit të zyrës do të zhvillojnë një takim me Kryetaren e Bashkisë së Preshevës, znj. Ardita Sinani, për të diskutuar në lidhje me projekte të përbashkëta zhvillimore në lidhje me futbollin, që është një sport shumë i dashur për djemtë dhe vajzat e Luginës.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Majlinda Kelmendi ka një mesazh për Kombëtaren e Kosovës

PreshevaPRESS

Dardanët me mesazh të veçantë për Legjendën, Fadil Vokrri

PreshevaPRESS

Ankesat e trajnerit të Çekisë në prag të ndeshjes me Kosovën

PreshevaPRESS