PreshevaPRESS

‘’Vdekja dhe Virgjëresha’’- Dhuna dhe gjurmët që mbesin shenjë e përjetësisë

Së shpejti në teatrin e Preshevës do të shfaqet premiera e dramës  ‘’ Vdekja dhe Virgjëresha’’ .


Një shfaqje kamertale ku aktori i katërt do të jetë vet publiku. Shfaqja bazohet në ngjarje të vërtete , një ngjarje në dramë që zhvillohet  në një vend të paemër dhe pa kohë. Skena të dhimbshme dhe trishtuese, diçka që së fundi e kanë përjetuar edhe qytetarë ballkanas në luftën e Kosovës, Bosnjës dhe Kroacisë.

Abuzimet ndaj grave ballafaqimi I të njejtave me dhunuesit e tyre pas shumë kohësh, lot dhe trshtim të gjitha këto do të shfaqen nga aktorët Preshevarë që me shumë mund  do të arrijnë të sjellin më të mirën tek publiku. Shfaqja  do të jet në regji të Afeida Boriqit, një zonjë e cila me përkushtimin maskimal mundohet të nxjerrë energjinë e përjetuar të nënave motrave dhe bijave shqiptare dhe më gjërë. Një dhunë që shenjat mbesin gjurmë të përjetësisë.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Selfixhe Ciu, gazetarja e parë e internuar

PreshevaPRESS

Zbulohet mozaiku i Elbasanit, po vëzhgohet nga studiues francezë

PreshevaPRESS

Botohet libri “Kronika nga Lugina”, i autorit Baki Rexhepi

PreshevaPRESS