PreshevaPRESS

SHTËPIA E KULTURËS FITON PROJEKT PËR RENOVIMIN E SKENËS SË TEATRIT

Foto: RTV Aldi

Shtëpia e Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë do të renovojë skenën e madhe të saj.


Skena e sallës së madhe të Shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë do të renovohet me përkrahjen e Ministrisë së Kulturës dhe Informimit të Republikës së Preshevës.

Drejtori i këtij institucioni, Valon Nuhiu, e ka publikuar lajmin, të cilin e ka quajtur një super lajm për publikun e Preshevës dhe më gjërë.

Ministria e Kulturës dhe Informimit të Republikës së Serbisë për këtë projekt ka ndarë 5000000 dinarë ose afro 43000 euro.

Nuhiu në njoftimin e tij ka thënë se kjo skenë e cila është ndërtuar para mës humë se 30 viteve do të ndërtohet ashtu që të i përmbushë të gjitha standardet për funksionimin e mirëfillt të Teatrit të Qytetit.

ai gjithashtu ka falemnderuar të gjithë ata që kanë ndihmuar në përgatitjen e këtij projekti.

Në vazhdim mund ta lexoni postimin e plotë të drejtorit të këtij institucioni të publijuar në facebook:

Një super lajm për Publikun e Preshevës dhe më gjërë :

Shtëpia e Kulturës ” Abdulla Krashnica ” në Preshevës fiton projektin nga Minisitria e Kulturës së Sërbisë prej 5 milion din. ( afër 43 mijë euro )për renovimin e skenës së madhe të këtij Institucioni .

Dihet tashmë që kjo skënë eshtë ndërtuar për më shumë se 30 vite dhe tani nuk i permbush kushtet minimale të skenave të tjera teatrore dhe kulturore , ne do t’a ndërtojmë ashtu si i ka hije një Teatri me kushtet shumë më te mira dhe moderne .

Faleminderoj Blerinën dhe Visarin , që për më shumë se dy vite nuk rreshtën gjithmonë së aplikuari pa hezituar në shumë konkurse , thirrje për mbështjetje finansiare të këtij projekti , që më në fund njëherë e përgjithmonë të kemi dhe ne skenën e madhe te Teatrit , po ashtu sikur Teatrot tjera në rajon .

Njëherit dhe një faleminderim për mikun tim Adem Karagen ( Drejtor i Teatrit Kombetar në Shkrup ) , i cili më drejtoi dhe më sugjeroi të kontaktoj me një arkitekt mjaft te aftë dhe superprofesional sikur Bujar Muça , nga Maqedonia e Veriut , i cili bëri të mundur realizimin e ketij projekti ( i cili po ashtu realizoi projektin e Teatrit të Shkupit dhe të Tetovës )

Krenar që më në fund dhe Presheva do ketë një skenë të madhe të Teatrit dhe ta gëzojmë s’bashku me ju Publik i dashur , me kolegët e mi , Aktorët e Teatrit të Preshevës , si dhe stafin e këtij Insitucioni !

Urime 🎭

https://www.kultura.gov.rs/konkurs/30/5fe045a66f18e

ARTIKUJT E NGJASHËM

MUSTAFA: SOT DO TË PRANOJA TË NDËRROJMË TË DREJTAT ME SERBET E KOSOVËS

PreshevaPRESS

SHAIP KAMBERI SHTRON IFTAR PËR BASHKËSIN ISLAME NË BUJANOC

PreshevaPRESS

UDHËHEQËSIT E PVD-së UDHËTOJNË PËR GJERMANI, PRITEN NË TAKIM NGA MINISTRIA E PUNËVE TË JASHTME GJERMANE

PreshevaPRESS