PreshevaPRESS

PËRFUNDON TAKIMI MES PDSH-së DHE PVD-së

Përfundon takimi mes PDSH-së dhe PVD-së.


Ka përfunduar takimi i thirrur nga Partia Demokratike Shqiptare për negociata rreth krijimit të qeverisë së re lokale në Preshevë, në të cilin ka marra pjesë vetëm Partia për Veprim Demokratik.

Në takim është biseduar për pozitën e kryetarit të Komunës së Preshevës, arsye kjo që Lëvizja për Reforma nuk ka marrë pjesë.

Siç ka mësuar PreshevaPRESS, edhe pas këtij takimi nuk ka progres drejt krijimit të një qeverisje të re, pasi që partitë pjesmarrëse nuk kanë lëvizur nga pozicionet e tyre.

Përveç postit të kryetarit të Preshevës në takim është diskutuar edhe rreth afateve kohore, me ç’rast partitë janë dakorduar që brenda dy javëve të ardhshme të ftohet seanca për verifikimin e mandateve të këshilltarëve të zgjedhur në zgjedhjet e parakohshme lokale për Komunën e Preshevës. Sipas ligjit në fuqi seanca do të ftohet nga këshilltari më i vjetër i Kuvendit komunal të Preshevës.

ARTIKUJT E NGJASHËM

KDNJ TRYEZË NË LIDHJE ME KAPITULLIN XXIII dhe XIV

PreshevaPRESS

NDËRMARRJA PUBLIKE “MORAVICA” HAP THIRRJE PUBLIKE PËR TENDERIM

PreshevaPRESS

SHTATË VJET NGA HEQJA E LAPIDARIT TË UÇPMB-së NË PRESHEVË

PreshevaPRESS