PreshevaPRESS

KA FILLUAR TAKIMI MES PDSH-së DHE PVD-së PËR KOALICIONIN QEVERISËS

Ka filluar takimi mes PVD-së dhe PDSH-së rreth koalicionit qeverisës.


Takimi i thirrun nga Partia Demokratike Shqiptare për të diskutuar me Partinë për Veprim Demokratik rreth krijimit të koalicionit qeverisës në Preshevë, ka filluar në zyret e PDSH-së.

Në takim janë vetëm përfaqësuesit e Partisë Demokratike Shqiptare dhe Partisë për Veprim Demokratik, derisa në këtë takim nuk janë prezent përfaqësues të Lëvizjes për Reforma.

Sipas informacioneve të siguruara nga PreshevaPRESS, mungesa e përfaqësuesve të Lëvizjes për Reforma vjen për arsye se takimi është thirrur për të diskutuar rreth pozitës së kryetarit të Komunës së Preshevës.

Partia për Veprim Demokratik, që nga koha e fushatës parazgjedhore është deklaruar se synon bashkëqeverisje në të cilën PVD udhëheqë ekzekutivin dhe me koalicion qeverisës.

Disa ditë më parë, Partia Demokratike Shqiptare, pas mbledhjes së kryesisë publikoi një komunikatë, në të cilën thuhej se PDSH nuk negocion rreth pozitës së kryetarit të Preshevës, pasi që sipas tyre, kjo pozitë i takon PDSH-së.

Mosdakordësia rreth pozitës së kryetarit të Preshevës mes bllokur PDSH, PVD dhe LR, është arsyeja kryesore që edhe pas rreth një muaji diskurimesh e negociatash nuk është mundur të arritet marrëveshje për krjimin e qeverisjes së re lokale në Preshevë.

Sipas burimeve të PreshevaPRESS nga Lëvizja për Reforma, e të cilët dëshirojnë të mbeten anonim, kjo parti në kuadër të qeverisjes së përbashkët me PDSH-në dhe PVD-në ka kërkuar 30% të pozitave udhëheqëse e siç janë: zavendëskryetarin e Preshevës, udhëheqja me tri drejtorate në kuadër të administratës komunale, dhe udhëheqja e dy institicioneve publike ku themelues është Komuna e Preshevës, duke mos përcaktuar numrin e anëtarëve të Këshillit Komunal pasi që nuk është e qartë numri i përgjithshëm i anëtarëve të këtij organi ekzekutiv me ndryshimet e fundit në Statutin e Komunës sē Preshevës nga ana e qeverisjes së kaluar të udhëhequr nga APN.

Derisa, në takim nuk janë prezent përfaqësuesit e Lëvizjes për Reforma, nuk pritet arritja e ndonjë marrëveshtje konkrete për krijimin e koalicionit për të qeverisur me Preshevën, por është e mundur që PDSH dhe PVD të bien dakord rreth pozitës së kryetarit të Preshevës.

ARTIKUJT E NGJASHËM

KDNJ TRYEZË NË LIDHJE ME KAPITULLIN XXIII dhe XIV

PreshevaPRESS

MUSTAFA: KËRKESËN PËR BASHKIMIN E LUGINËS ME KOSOVËN DO T`UA PARAQES TË GJITHVE

PreshevaPRESS

PRESHEVË: SUBVENCIONE PËR NDËRMARRËSI DHE DOTACIONE PËR OJQ DHE ORGANIZATA SPORTIVE

PreshevaPRESS